Trajneri i Vitisë në Ligën e dytë të Kosovës, Milaim Zuzaku ka goditur arbitrin e takimit Fatmir Tahiri në përfundim të ndeshjes.
“Pas përfundimit të ndeshjes, më kanë sulmuar disa persona të klubit së Vitisë. Ne ende jemi këtu. Pas vizitës mjekësore, tani kemi edhe deklarata në polici. Kemi disa lëndime të lehta trupore. Është hera e parë që më ndodhë një gjë e tillë në karrierën time”, u shpreh për arbitri Fatmir Tahiri për “Zëri”.
Ndërkohë organet e policisë kanë ndërhyrë menjëherë duke arrestuar trajnerin e Vitisë, ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka dhënë disa detaje për ngjarjen e sotme.
“Deri tani janë ndaluar vetëm dy persona të cilët janë duke u marrë në stacionin policor në Viti. Incidenti ka ndodhur në mbarim të ndeshjes. Të pakënaqur me gjasë me arbitrimin, disa persona janë përfshirë në incident. Tani nuk e dimë ende saktë se a do të ndalen ata ose jo, pasi në këtë fazë janë duke u marrë në pyetje. Më vonë do të jetë një raport gjithëpërfshirës”, ka thënë Hashani.
Pa.Va/Fjala.al