I pasur me shumë vitamina, spinaqi bën mrekulli në shëndetin tonë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spinaqi është ndër ushqimet më të shëndetshme për shkak se përmban shumë vitamina dhe minerale që ndihmojnë në parandalimin e shumë sëmundjeve dhe ofrojnë një mori përfitimesh ushqyese.

Spinaqi po ashtu është ndër perimet më të përdorura në kuzhinë. Por përveçse kombinohet me shumë ushqime, spinaqi ofron këto përfitime shëndetësore.

Spinaqi i freskët është burim i shkëlqyeshëm i vitaminave antioksidative A dhe C, luteinës dhe beta karotenit.

Kur këto bashkohen krijojnë mbrojtje të shkëlqyer nga krijimi i shumë sëmundjeve.

Gjithashtu reduktojnë nivelin radikaleve të lira në trup, si dhe luajnë rol të rëndësishëm në riparimin e dëmit të shkaktuar nga radikalet e lira, shprehen mjekët.

Spinaqi është po ashtu i shkëlqyer për shëndetin e syve. Mbron nga sëmundjet e syve të shkaktuara nga plakja, siç është degjenerimi molekular.

Vitamina A ruan shëndetin e lëkurës dhe syve. Konsumimi i ushqimeve të freskëta të cilat janë të pasura me vitaminë A mbrojnë trupin nga krijimi i kancerit të zgavrës së gojës dhe ai i mushkërive.

Spinaqi përmban edhe vitaminën K. Vetëm 100 gramë spinaq i freskët ofron sasinë kryesore të vlerës së rekomanduar ditore të vitaminës K.

Vitamina K forcon kockat e trupit tonë, ndërsa shkencëtarët kanë konstatuar se mund të luajë rol kyç në reduktimin e rrezikut nga krijimi i sëmundjes së Alzheimerit.

Kjo perime me gjethe të gjelbra është kombinim i shkëlqyeshëm i kompleksit të vitaminave B, siç është vitamina B6, tiamina (B1), riboflavina, acidi folik dhe niacina. Acidi folik mund të parandalojë krijimin e çregullimeve të lidhura tek bebet.

Spinaqi është i pasur me minerale si kaliumi, magnezi, mangani, zinku dhe bakri.

Kaliumi është i rëndësishëm për furnizimin e qelizave me ujë, rregullon punën e zemrës dhe tensionin e gjakut, mangani dhe bakri janë për përmirësimin e veprimit të antioksidantëve.

Lexo edhe :  Hipertensioni vjen “i heshtur”/ Mjekët: Gjysma e pacientëve e zbulojnë rastësisht

Bakri është i nevojshëm për trupin për të prodhuar ruazat e kuqe të gjakut. E pra, me kaq shumë përfitime nuk ka sesi të mungojë spinaqi në tryezat tuaja./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tym i zi në Vatikan! Asnjë papë i zgjedhur në votimin e parë

Tymi i zi u ngrit mbi Vatikanin të mërkurën për të sinjalizuar se asnjë kandidat nuk mori shumicën e...

VIDEO: Mosha bën të vetën, Berisha bëhet lëmsh me fjalët që thotë në miting

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në takimin përmbyllës të Elbasanit sërish ka ngecur mes fjalëve në fjalimin e tij. Ngecjet e shpeshta dhe ngatërresat...

VIDEO: Java Mesdhetare e Muzikës, Bashkia Tiranë bashkon artistë nga vende të ndryshme

Java Mesdhetare e Muzikës është aktiviteti i radhës i organizuar nga Bashkia Tiranë. Rrugët e qytetit kanë marrë një ngjyrë krejt tjetër sot nën...

VIDEO: Degradon takimi i PD në Elbasan, militantët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin

Një përplasje fizike ka ndodhur në Elbasan mes mbështetësve të kandidatëve të ndryshëm që garojnë nën siglën e “Shqipërisë Madhështore”. Ngjarja ndodhi gjatë një aktiviteti...

Ermonela Felaj, kandidatja që i duhet Tiranës për një parlament të vlerave dhe jo zhurmës

Ermonela Felaj Valikaj, një emër i njohur në politikën shqiptare, është kandidate për deputete në qarkun e Tiranës në listën e hapur të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV