“Pacientët e infektuar do trajtohen në stadiume, nëse…”, Brataj flet për gjendjen në spitalet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka folur për të gjithë procesin e menaxhimit të pandemisë COVID-19, duke përfshirë edhe denoncimet për tezaurim të kapaciteteve spitalore.

Sipas Bratajt, në këtë moment nuk kemi të bëjmë me tezaurim të kapaciteteve, por pritja në ambulancë e rasteve që presin të shtrohen në spitalet COVID, ndodh për shkak se bëhet vlerësimi i rasteve.

Ai u shpreh se nëse në një të ardhme do kemi tezaurim të kapaciteteve do të nisë trajtimi i pacientëve në shtëpija, korridore, hotele edhe stadiume si e gjithë bota.

Në fund, Brataj pati edhe një mesazh për opozitën, të cilët sipas tij duhet vetëm të heshtin.

Jo nuk është ezaurimi, sepse kur na rastis një numër i madh ne mundohemi që t’i shpërndajmë në spitalet COVID. Nuk jemi në atë pikë. Jemi akoma në skenarin 3, pra të COVID 3, do hapet katra, do hapen spitalet rajonale me skenarë të ndryshëm.

Kur t’i mbushim të gjitha do t’i trajtojmë edhe në ambulancë, edhe në banesë edhe nëpër korridore, hotele, stadiume, siç po bën e gjithë bota. Qytetarët do të asistohen në çdo lloj mënyre, qëllimet e tjera në këtë moment, jashtë aspektit shëndetësor duhet vetëm të heshtin”, u shpreh Brataj./Blo.Ba/Fjala.al

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV