Gazmend Oketa: Përse besoj te PD-ja e Lulzim Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazmend Oketa shpreh bindjen se ai beson shumë te mënyra se si e drejton PD Lulzim Basha. Kjo sipas tij është një nga arsyet kryesore që ai i është bashkuar kësaj PD-je.  Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU Oketa deklaroi:

 

-Ka ndonjë arsye specifike se përse i besoni PD-së së zotit Basha?

-Sigurisht që zoti Berisha ka pasur rolin e tij në gjithë ecurinë e PD. Absolutisht, cilido të ishte kryetari i PD, për shkak edhe të impaktit që ka në jetën politike shqiptare apo edhe në strukturat e PD, besoj se do ruante një marrëdhënie korrekte komunikimi. Ndoshta shumë veta bëjnë një paralele me atë çka ndodhi te PS ku zoti Nano dha dorëheqjen dhe u zhduk nga skena politike. Mos harrojmë që zoti Nano pas dorëzimit të pushtetit ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Unë nuk jam rikthyer as se besoj se PD është bërë një parajsë, dhe as se unë jam shpëtimtari i PD apo opozitës shqiptare. Jam kthyer me të njëjtin motivacion, me të njëjtin vullnet, për të dhënë kontributin tim. Shqetësimi im, e them me shumë sinqeritet, më tepër shqetësim qytetar por sigurisht i miksuar me politikën pasi duhet ta pranojmë që në një moment që ti angazhohesh politikisht, ajo të ndjek do apo s’do ti. Shqetësimi im ka qenë dhe vijon të mbetet fakti që unë nuk pranoj që kryeministri i vendit tim, nesër Lulzim Basha të denigrojë opozitën e nesërme. Unë gjykoj që një kryeministër i përgjegjshëm duhet t’i krijojë të gjitha mundësitë opozitës që ajo të bëjë punën dhe të përmbushë misionin e saj./Fjala.al/Ke.Ba 

 

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV