Irani: Shkencëtari bërthamor është vrarë nga një armë e kontrolluar prej larg

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani beson se Izraeli dhe një grup opozitar i dëbuar nga Irani, kanë përdorur një armë të kontrolluar nga larg, për të vrarë shkencëtarin bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh të premten e javës që lamë pas.

Në një fjalim gjatë varrimit të Fakhrizadehut në Teheran, shefi i sigurisë, Ali Shamkhani, ka thënë se sulmuesit “kanë përdorur pajisje elektronike” dhe nuk kanë qenë prezent në vendin e sulmit.

Ai nuk ka dhënë më shumë hollësi për pretendimet e tij.

Ministria iraniane e Mbrojtjes fillimisht ka raportuar se Fakhrizadeh është qëlluar me armë zjarri, pasi disa sulmues kanë shënjestruar makinën e tij.

Izraeli nuk ka komentuar këto pretendime.

Fakhrizadeh ka luajtur rol tejet të rëndësishëm në programin bërthamor të Iranit në fillim të viteve 2000 dhe së fundmi është akuzuar nga Izraeli se po vazhdon të kontribuojë në zhvillimin sekret të armëve bërthamore.

Irani insiston se programi i tij bërthamor ka qëllim krejtësisht paqësore.

Ceremonia e varrimit të Mohsen Fakhrizadeh është organizuar nga Ministria e Mbrojtjes në Teheran.

Trupi i tij më pas është bartur në një varrezë në veri të kryeqytetit iranian.

Sekretari i Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare, Ali Shamkhani, ka thënë se inteligjenca iraniane dhe shërbimet e sigurisë kanë qenë të vetëdijshme për komplotin për ta vrarë Fakhrizadehun, dhe madje ata kanë parashikuar se kur do të mund të ndodhte sulmi.

“Janë rritur kapacitetet e nevojshme të sigurisë për të, mirëpo armiku ka përdorur metoda speciale, krejtësisht të reja dhe fatkeqësisht ka qenë i suksesshëm”, ka thënë ai./rel

Të fundit

Videoja e frikshme/ Kamioni 33 tonësh merr përpara një shtëpi në New Jersey

Momenti i një aksidenti të tmerrshëm në New Jersey, në të cilin një kamion 33 tonësh u përplas me...

Zhduken gruaja dhe djali i mitur në Shkodër, burri kërkon ndihmë për gjetjen e fëmijës

Gjovalin Mikaj ka denoncuar në Policinë e Shkodrës zhdukjen e bashkëshortes së tij, Klaudia Hiluku, dhe djalit të tyre rreth 2 vjeç. Sipas tij, prej...

Kur prishen pazaret e drogës!/ Sherr mes Orges Mollës dhe Emri Hysenajt në Sky ECC

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për News24 dosjen në lidhje me hetimet për Operacioni “Ura” ku transkriptohen edhe bisedat mes anëtarëve të grupit në...

Zgjedhjet e 11 majit, KSHZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi sot Tabelat Përmbledhëse të Rezultateve për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë, për qarqet Tiranë, Durrës, Elbasan për zgjedhjet...

Prekëse/ Vajza e Dr. Florit këndon këngën e të atit, artistët shperthejnë në lot (Video)

Spektakël, emocione dhe lot! Kënga, shpirti dhe dashuria për Dr. Florin u ndezën sërish në një nga momentet më prekëse të vitit. Vajza e artistit të...

Lajme të tjera

Web TV