Francë/ Kulla Eiffel rihapet sërish pas 16 dhjetorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E mbyllur për herë të dytë gjatë një viti për shkak të masave anti-Covid, Kulla Eiffel do të rihapet për vizitorët më 16 dhjetor.

Autoritetet që menaxhojnë  monumentin kanë njoftuar nëpërmjet një postimi në Tëitter, se Kulla Eiffel do të rihapet për vizitorët dhe se rezervimet mund të bëhen si normalisht.

Do të vendoset një protokoll i rreptë shëndetësor, thuhet në njoftimin zyrtar, ndërkohë që  detajet e tjera do të njoftohen në ditët në vijim.

Përflitet gjithashtu për një kufizim të numrit të vizitorëve, por është ende i papërcaktuar, po ashtu edhe intesifikim të dezinfektimit dhe pastrimit.

Në Lockdown-in e parë, Kulla Eiffel u mbyll për 3 muaj, nga mesi i marsit deri në 25 qershor.

Pas rihapjes, vizitorët mund të ngjiteshin vetëm në këmbë për shkak të mungesës së ashensorëve në shtyllat anësore për arsye shëndetësore. Disa ditë më vonë, ashensorët gjithashtu rifilluan shërbimin./Re.D/Fjala.al

Të fundit

Spitalet gjermane përgatiten për skenarë lufte

Autoritetet gjermane kanë zhvilluar një plan gjithëpërfshirës emergjence për spitalet në Berlin për t'u përgatitur për skenarë të mundshëm...

Gjendet e pajetë në Sarandë një shtetase amerikane

Një ngjarje e rëndë është shënuar paraditen e sotme në qytetin bregdetar të Sarandës, ku një shtetase amerikane është gjetur pa shenja jete në...

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara, padi në Apel

Fredi Beleri nuk heq dorë nga Himara. Edhe pse i zgjedhur eurodeputet në Parlamentin Europian, Fredi Beleri ka ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit...

“Kur futen miliarderët në futboll, nuk ka më garë”

"Për herë të parë, po dëgjojmë që te Bayern përmendet arka e kursimit. Ky është një sinjal që futbolli po ndryshon shumë dhe unë...

Kur gripi mund të shkaktojë paralizë? Shkenca zbulon sekretin

Familja e një burri që u paralizua kur ishte ende fëmijë dyvjeçar, pasi u sëmur me grip, nxiti shkencëtarët të zbulonin se një gjen...

Lajme të tjera

Web TV