LSI-ja “dyshon” për zgjedhjet/Cakaj: Të na shpjegojnë metodologjinë si kanë arritur në këtë përfundim 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muharrem Cakaj, anëtar i KQZ, në një intervistë për Gazetën “Fjala” ka kërkuar që përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile të raportojnë mbi metodologjinë dhe argumentet se ku janë mbështetur për këto përfundime që kanë arritur.

Nga Fernada Cenko

Sa i takon lëvizjeve të bëra nga një zonë në zonën tjetër pa ndryshuar vendbanimin “qytet”, Cakaj tha se janë në pritje të auditit që KQZ-ja ka ka dërguar në Gjendje Civile. Kjo sipas tij lidhet edhe me dekurajimin e qytetarëve për të nxjerrë kartën e re ID për të votuar më 25 prill.

“Pra, kemi cënim të drejtpërdrejtë të një nga të drejtave themelore siç është e drejta e votës të parashikuara dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.”, u shpreh ai gjatë intervistës për gazetën Fjala.

Çfarë do i kërkoni ministrisë së Brendshme në lidhje me banorët e Dibrës dhe të Gjirojastrës?

Në momentin që Komisioni rregullator do të ketë për shqyrtim ndarjen e mandateve sipas zonave zgjedhore, së pari duhet të vinë pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile dhe sigurisht do ti kërkojmë metodologjinë dhe argumentet se ku janë mbështetur për këto përfundime që kanë arritur.

Ka pas një problem me regjisitrimin e popullsisë ku janë kostatuar lëvizje të gjendjes civile nga një zonë në zonën tjetër pa ndryshuar vendbanim. A ndikon në procesin zgjedhor?

Siç besoj ju jeni në dijeni në fillim të tetorit janë caktuar dy auditë nga KQZ, të cilët referuar kodit zgjedhor kanë akses në regjistrin e gjendjes civile jo më pak se drejtori i përgjithshëm. Sigurisht do presim dhe raportin e këtyre auditëve teknicienë nga njëra anë dhe nga ana tjetër konstatojmë raste të përditshme të ndryshimit të adresave të banimit të zgjedhësve të ndryshëm.

Lexo edhe :  Mashtronin me shitjen e apartamenteve në Tiranë, në pranga dy persona, në kërkim noterja

Sigurisht që kjo ndikon në procesin zgjedhor sepse pavarësisht se këta shtetas mund të kenë të njëjtën qendër votimi apo të njëjtin kod votuesi, nga informacioni që rezulton nga kompania “Aleat” dhe nga informacioni që figuron në rastin e rinovimit të dokumentave të identifikimit biometrik, siç janë karta e identitetit apo pasaporta, sigurisht kjo anomali do të dekurajojë zgjedhësit për të rinovuar dokumentat e tyre, pasi në një situatë hipotetike që një zgjedhës ka qenë i regjistruar në Tiranë dhe sipas ndryshimeve që janë bërë nga një njësi administrative e Tiranës rezulton që të jetë banues në Sarandë apo në Vlorë apo në Tropojë, sigurisht ai mund të aplikojë për rinovimin e dokumentit vetëm në ato njësi ku figuron që ai ka të drejtë të marrë certifikatën apo vërtetimin e banimit.

Kjo e dekurajon zgjedhësin dhe automatikisht i heq mundësinë atij për të votuar. Pra, kemi cënim të drejtpërdrejtë të një nga të drejtave themelore siç është e drejta e votës të parashikuara dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Nëse konstatoni probleme çfarë hapash do merrni si opozitë?

Gjykoj se nuk i takon një anëtari të KQZ se çfarë hapa do të marrë opozita. Mund të pyesni partitë politike.

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV