Manastirliu jep lajmin e madh: Tableta për pacientët në spitale që të komunikojnë me familjarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar sot një takim me familjarët e pacientëve të shtruar me Covid19, duke siguruar familjarët se do të kenë tableta në mënyrë që të komunikojnë me të afërmit e tyre.

në pikën e informacionit të ngritur pranë spitalit infektiv, për të dëgjuar shqetësimet dhe për të folur për elementët e rinj të komunikimit të familjarëve me pacientët.

Familjarët kanë kërkuar orare më të gjata për të komunikuar me mjekët ose koordinatorët për gjendjen e të afërmve të tyre të sëmurë si dhe psikologë në dispozicion të tyre pasi siç thanë ata janë të traumatizuar dhe të trembur.

“E mirëkuptoj që ju doni të komunikoni. QSUT ka vendosur një rregullore dhe ne këtë mekanizëm jemi duke përmirësuar, qoftë nëpërmjet administratorit të spitalit, qoftë nëpërmjet koordinatorëve me pacientin, qoftë nëpërmjet psikologëve, të cilët janë aty dhe do shërbejnë gjithashtu dhe për të bërë lidhjet direkte nëpërmjet tabletave që ne kemi vënë në dispozicion, pikërisht për të përmirësuar komunikimin.

Kjo është një mënyrë e lehtë dhe shumë më e shpejtë për të komunikuar edhe për të t’i vendosur në kontakt familjarët me pacientët dhe patjetër që edhe ju qetësoheni. Tabletat do të shpërndahen në të gjithë spitalet Covid”, tha Manastirliu.

Shefja e Shërbimit Infektiv, prof. Najada Çomo, duke i’u përgjigjur nevojave të familjarëve, u shpreh se ata duhet të dëgjojnë dhe të besojnë vetëm mjekun kurues dhe të mos marrin informacione të gabuara.

 “Ju keni një hall të madh dhe ju mirëkuptojmë. Por jo çdo njeri që shikoni në rrugë do e kapni për të marrë informacion sepse do të merrni informacione të gabuara. Informacionin e saktë e merrni vetëm nga mjeku kurues” u përgjigj shefja e spitalit infektiv.

Familjarët e pacientëve kërkuan vendosjen e një komunikimi me koordinatorët në orare të caktuara por edhe fleksibilitet ne orare. Sipas rregullave të vendosura të komunikimit familjarët mund të dërgojnë sendet personale të të afërmeve apo të marrin informacion në oraret 9-11 paradite dhe 16-17 pasdite në pikën e informacionit të caktuar pranë spitalit infektiv. Tabletat e vendosura në dispozicion do të shërbejnë për të bërë lidhjen mes familjarëve dhe pacientëve, me koordinimin e administratës së spitaleve COVID.

Lexo edhe :  Dita e Dëshmorëve, përkujtohen punonjësit e Policisë që humbën jetën në krye të detyrës

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Meta do votojë në burgun “313”, Partia e Lirisë thirrje medieve ta transmetojnë “live”

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është një prej disa politikanëve shqiptarë që ditën e nesërme do të...

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

Në fjalimin e tij të parë para kolegjit të kardinalëve, Papa Leoni XIV e cilësoi inteligjencën artificiale si sfidën më të madhe me të...

Me tren në Kiev/ Liderët europianë dhe Trump njëzëri: Të ndalet lufta!

Liderët europianë, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara bënë thirrje për një armëpushim 30-ditor pa kushte, duke filluar nga dita e hënë. Keir Starmer i Britanisë...

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor gati të shpërthejë

Një nga vullkanet më aktivë nënujorë në botë, Axial Seamount, i vendosur rreth 400 kilometra larg bregut të Oregonit dhe 1.4 kilometra nën sipërfaqen...

Korrupsion aktiv në zgjedhje/ SPAK dhe policia e Kukësit shpallin në kërkim 2 persona

Policia në Kukës ka shpallur në kërkim 2 persona, pasi akuzohen për korrupsion aktiv në zgjedhje. Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë...

Lajme të tjera

Web TV