Nëna burgos djalin në shtëpi për 29 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet suedeze kanë njoftuar arrestimin e një gruaje 70-vjeçare e dyshuar se kishte mbajtur të burgosur për 29 vite djalin e saj, i cili u gjet brenda apartamentit të tyre në Stokholm në gjendje të rënde shëndetësore, plot plagë të infektuara, i kequshqyer, ndërsa kishte humbur thuajse të gjithë dhëmbët.

Kjo nënë është e dyshuar për privimin e paligjshëm të lirisë duke shkaktuar dëmtime fizike”, ka thënë për AFP zëdhënësja e policisë Ola Sterling.

41-vjçari ishte kyçur prej një kohe shumë të gjatë në apartamentin në periferi të Stokholmit.

Sipas mediave suedeze, që citojnë anëtarë të familjes, burri është gjetur i shtrirë në dysheme sipër një batanijeje. Policia bëri me dije se ai është çuar në spital ku ka nevojë për ndërhyrje.

Sipa mediave lokale nëna e mbajti të mbyllur të birin që në moshën 12-vjeçare, kur ai la shkollën.

Kishte urinë dhe papastrërti kudo. Binte erë myk. Dukej se nuk ishte pastruar prej vitesh”, ka treguar një prej të afërmve që e kishte gjetur 41-vjeçarin.

Jam i shokuar, por njëkohësisht i kënaqur. E prisja këtë ditë prej më shumë se 20 vitesh, sepse e kisha kuptuar që ai nuk mund ta kontrollonte jetën e tij, por nuk e kisha menduar në këtë gjendje”, ka thënë ai.

Policia po heton se si ka mundur gruaja ta mbajë të mbyllur të birin për kaq shumë vite./Re.D/Fjala.al

Të fundit

“Nuk do luani nëse e teproni!” Alonso paralajmëron yllin Mbappe

Xabi Alonso e ka filluar me shumë vrull dhe orë pune të gjata rrugëtimin e tij si trajner te...

Cilat verëra janë më të dëmshme për organizmin?/ Ja çfarë thotë kardiologia

Konsumi i verës është një pjesë e pandarë e kulturës mesdhetare, por duhet të bëhet me kujdes dhe masë sidomos sepse alkooli, përfshirë verën,...

“Duam bisedime”, Irani pas sulmeve izraelite, i gatshëm të diskutojë me SHBA

Irani ka sinjalizuar me urgjencë se kërkon t’i japë fund armiqësive dhe të rifillojë bisedimet mbi programet e tij bërthamore, duke u dërguar mesazhe...

Të lidhësh fatin dhe aktivitetin politik me shëndetin e një 80-vjeçari

Nga Namir Lapardhaja Ndonëse kishte ditën e paraqitjes në SPAK, Berisha mungoi. Sipas asaj që u njoftua, shkak u bë një virozë. Krejt e natyrshme për...

Probleme teknike në avionin e Air India, ulet në Hong Kong urgjentisht pas ngritjes

Një fluturim i Air India u detyrua të kthehej urgjentisht në Hong Kong të hënën, menjëherë pas ngritjes, për shkak të një problemi teknik...

Lajme të tjera

Web TV