Pfizer dhe BioNTech aplikojnë për autorizimin e vaksinës kundër COVID-19 në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Muajin e kaluar, BioNTech dhe Pfizer paraqitën kërkesën pranë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së tyre

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech kanë aplikuar tek rregullatori i barnave të Bashkimit Evropian për autorizimin emergjent të vaksinës së tyre kundër COVID-19, njoftuan sot kompanitë farmaceutike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kërkesa zyrtare, e paraqitur në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) të hënën, erdhi pasi rezultatet përfundimtare treguan se kandidati për vaksinën i zhvilluar nga kompanitë në fjalë ishte 95 për qind efektiv në parandalimin e infeksionit.

“Nëse EMA konstaton se përfitimet e kandidatit për vaksinë tejkalojnë rreziqet e saj në mbrojtjen kundër COVID 19, ajo do të rekomandojë dhënien e Autorizimit të Kushtëzuar të Tregut (CMA) që mund të mundësojë përdorimin e BNT162b2 në Evropë para përfundimit të vitit 2020”, theksuan kompanitë në një njoftim.

Sipas rezultateve të studimit klinik të Fazës 3, kandidati i vaksinës BNT162b2, i zhvilluar nga kompania BioNTech e shkencëtarit turko-gjerman Uğur Şahin, ka një efikasitet prej më shumë se 94 për qind tek të rriturit e moshës 65 vjeç e më lartë.

Şahin shfaqi shpresë sot se së shpejti do të jenë në gjendje të transportonin dozat e vaksinave COVID-19 në të gjithë botën pas marrjes së autorizimeve.

“Si një kompani e vendosur në zemër të Evropës, etapa e sotme është e rëndësishme për ne, pasi vazhdojmë të kërkojmë të mundësojmë furnizim në të gjithë botën me miratimin e mundshëm të BNT162b2”, tha Şahin në një deklaratë.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me agjencitë rregullatore në të gjithë botën për të mundësuar shpërndarjen e shpejtë, nëse vaksina merr miratimin, duke kontribuar në përpjekjet e përbashkëta për ta lënë botën të shërohet dhe të rifitojë ritmin e saj normal të jetës”, shtoi ai.

Lexo edhe :  Netanyahu konfirmon vrasjen e udhëheqësit të Hamasit në Gaza

Muajin e kaluar, BioNTech dhe Pfizer paraqitën kërkesën pranë Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së tyre./aa

Të fundit

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Ditë me diell dhe temperatura deri në 30 gradë, parashikimi i motit për sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash kryesisht të mesme...

Lumir Abdixhiku: Kosovës i duhet një “SPAK”, si ai i Shqipërisë!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se vendi ka nevojë për një “SPAK”. Thirrja e tij...

Elia Zaharia flet për divorcin: Jam shumë me fat për mbështetjen që pata nga familja

Aktorja e njohur Elia Zaharia foli sot për jetën e saj të re, karrierën dhe angazhimet e saj, pas divorcit me Princ Lekën. E...

Lajme të tjera

Web TV