Bota e futbollit në zi, ndahet nga jeta mbrojtësi 31-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm i rëndë vjen sërish për botën e futbollit. Është ndarë nga jeta në moshën 31-vjeçare për shkak të sëmundjeje të rëndë, (kancer në stomak) ish-lojtari i përfaqësueses së Marokut, Mohamed Abarhoun.

31-vjeçari e zbuloi se vuante nga kjo sëmundje e rëndë në muajin shkurt, kur ishte pjesë e Rizesporit në Turqi.

Lajmin e largimit të tij nga jeta e njoftoi vetë klubi turk përmes një deklarate për shtyp.

Kemi mësuar me trishtim lajmin e vdekjes së Mohamed Abarhoun, i cili trajtohej prej kohësh. Zoti e mëshiroftë dhe ngushëllime të afërmve dhe familjarëve”, shkruhet në deklaratën e klubit.

Abarhoun luajti shtatë vite në Marok për Moghreb Tetouan, ku fitoi dy tituj kampionë, para se të transferohej në ekipin portugez Moreirense, të cilin e la vitin e kaluar për t’u bashkuar me Rizesporin.

Në nivel kombëtareje, mbrojtësi ndihmoi kombëtaren U-23 ​​të Marokut që të kualifikohej për Lojërat Olimpike 2012 në Londër dhe u aktivizua në dy ndeshje. Ai gjithashtu luajti për Marokun në Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2014 si dhe në dy ndeshje miqësore./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Krimi në Has i paralajmëruar? Dje viktima u konfliktua me autorin për pronat

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Has, ku një 34- vjeçar është...

Taulant Balla tallet me Lapajn: Mos ka gisht Agron Shehaj që të zunë mat kandidatin?

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla ka reaguar lidhur me arrestimin e kandidatit të koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet" në Sarandë, Ergys...

“Kosova mori 353 vota pro!” Monada Mehmetaj jep lajmin e mirë nga Parlamenti Europian

Gazetarja e "Fjala.al", Monada Mehmetaj, jep lajmin e mirë si e dërguara e redaksisë sonë në Parlamenti Europian: Kosova vijon rrugën për anëtarësim në...

“Të të vijë turp që nuk i do vjehrrit!”, Nicola Peltz sulmohet keq nga ndjekësit

Nicola Peltz është pyetur “pse i urren vjehrrit” pasi nuk mori pjesë në 50-vjetorin e David Beckham gjatë fundjavës. Aktorja, 30 vjeçe, dhe bashkëshorti...

Kandidati me kokainë në xhep, reagon “Shqipëria Bëhet”: Një dozë ishte, jo tonelata

Ferdinand Dervishi, gazetar i njohur dhe njëherësh kandidat i “Nismës Shqipëria Bëhet” në këto zgjedhje, ka reaguar pas lajmit se kandidati i Sarandës Ergys...

Lajme të tjera

Web TV