Çfarë mendon Mimi Kodheli për ushtarakët?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për atë civil  që punon me ushtarakët elementi i parë që i bie në sy është rregulli, disiplina dhe atdhedashuria. Por pak e thonë këtë. Ndryshim dhe dallim bën Mimi Kodheli, ish-ministrja e Mbrojtjes. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU ajo tha se ushtarakët janë pjesa më e mirë e shoqërisë.

 -A kemi ne atë rol që duhet të kemi në NATO dhe unë këtë e lidh edhe me atë kushtin e NATO-s që buxheti shqiptar duhet të jetë 2% të buxhetit të shtetit dhe ne këtë s’e kemi arritur asnjëherë që nga koha kur Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s?

-Unë kam pasur nderin e madh të jem gruaja e parë  që ka mbajtur postin e ministres së Mbrojtjes. T’iu them të drejtën ka një qasje ndryshe midis grave dhe burrave. Problemi i mbrojtjes është një problem që duhet t’iu shpjegohet njerëzve më thellë, më gjatë, më shpesh, në mënyrë të qëndrueshme. Sepse forcat e armatosura janë një trupë e cila nuk duket në ditët tona të zakonshme. Nuk shikohen në rrugë si forcat policore, nuk shikohen përditë si mjekët, nuk shikohen përditë si mësuesit, pra duhet të krijohet ideja që kjo është një strukturë që na duhet. Të qenit brenda aleancës është mbase ngjarja më e madhe dhe e rëndësishme për Shqipërinë pas ndryshimeve të mëdha të sistemit. Për të siguruar mbrojtjen duhen ca para të cilat nuk duken, nuk janë të prekshme përditë. Por forca e armatosur është aty për të mbrojtur atdheun. Është aty për të mbrojtur kufijtë, është aty në emergjencat civile, është aty në shërbime madhore që i jepen vendit. Sigurisht është aty edhe për prestigj. Forcat e armatosursa të Shqipërisë janë pjesa më e mirë e shoqërisë sonë. Këtë nuk e them sepse i kam drejtuar ata për 4 vjet, por sepse i kam njohur nga brenda kam ditur ç’do të thotë kjo gjë, dhe dua patjetër ta ndaj me publikun pa egzagjërime./fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Strategjia e rrezikshme e Izraelit në Siri

Destabilizimi i qeverisë së brishtë të Sirisë, nën pretekstin e mbrojtjes së sektit Druzë, nuk do të bëjë asgjë...

“Dënimi im politik”/ Salianji: Do e mundja Ramën kudo

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka reaguar edhe njëherë në A2 për vendimin e gjykatës, duke e cilësuar atë si një dënim politik me qëllim...

Sa mandate do të sigurojë?/ Berisha: Unë s’parashikoj numra dhe përqindje! S’jam profet

Kryedemokrati Sali Berisha është i ftuar të premte në emisionin Top Story në Top Channel. I pyetur se sa mandate parashikon të sigurojë në zgjedhjet...

U përplas me shtyllën pranë Freskut, jepet diagnoza e kampionit të çiklizmit

Xhiro e Italisë ka humbur një nga protagonistët kryesorë të saj që në etapën e parë që u zhvillua në vendin tonë. Mikel Landa,...

Basha ‘ngec’ në zgjedhjet e vitit 2021/ Përgjimet treguan se fituam ne!

Në një intervistë në emisionin “LOG.”, drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha deklaroi se forca e tij politike mbështet SPAK në luftën e...

Lajme të tjera

Web TV