Italianët vazhdojnë të kryesojnë renditjen e grupit F, takimi erdhi direkt në RTSH 1. Liga e Evropës ka luajtur të enjten ndeshjet e 4-ta të fazës së grupeve. Dhe, përveçse ka sjellë në kanalin RTSH Sport në kohë reale, duke nisur nga ora 18:55 e deri në ora 23:00 të gjithë golat e të 24 takimeve të mbrëmjes, transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH 1 edhe përballjen më të spikatur, atë midis AZ Alkmarit dhe Napolit, që u mbyll në barazim 1-1.
Veprimtaria e dytë e klubeve të kontinentit, Liga e Evropës, ka vijuar të enjten rrugëtimin e fazës së grupeve të këtij sezoni, që po vjen sërish në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar. Dhe, përveçse ka sjellë në kanalin RTSH Sport në kohë reale, duke nisur nga ora 18:55 e deri në ora 23:00 të gjithë golat e të 24 takimeve të mbrëmjes, transmetuesi publik ka sjellë në kanalin RTSH 1 edhe përballjen më të spikatur, atë midis AZ Alkmarit dhe Napolit.
Takimi i zhvilluar në Holandë ka parë italianët të kalojnë shumë shpejt në epërsi, pas vetëm 6 minutash lojë, me anë të Mertensit.
Napoli do ta administrojë këtë epërsi minimale dhe do të marrë atë me vete në pushimin midis dy pjesëve. Por skuadra holandeze do të dalë ndryshe nga dhomat e zhveshjeve dhe do të barazojë shifrat në minutën e 54-t, me anë të Bruno Martins Indi. AZ Alkmari do të shfrytëzojë momentin e mirë dhe do të ketë një mundësi të artë për të përmbysur shifrat 6 minuta më pas.
Por Këpmejners ka gabuar nga pika e bardhë e 11-metërshit. Përtej përpjekjeve të të dyja skuadrave, që duhet thënë se e kanë kërkuar me ngulm golin që do të ndryshonte shumëçka, por pa e gjetur dot atë, mbyllet në barazim 1-1 kjo ndeshje dhe AZ Alkma’ari dhe Napoli ndajnë nga një pikë, me italianët që ruajnë kreun e renditjes së grupit F me 10 pikë.
Napoli ka kështu dy më tepër sesa holandezët dhe Real Sociadadi, që nuk ka shkuar dot më larg se një barazim 2-2 në fushën e vet përballë Rijekës, e cila është tashmë e eliminuar. Kështu, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur dhe gjithçka është e hapur në këtë grup sa u përket dy biletave për në turin tjetër.
Pa.Va/Fjala.al