Basha me të rinjtë në Kukës: Arsimimi dhe punësimi, prioritetet tona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me disa të rinj në qytetin e Kukësit. Gjatë bisedës me kryetarin Basha, të rinjtë, kryesisht gjimnazistë dhe studentë treguan vështirësitë me të cilat përballen në shkollimin e tyre.

Shumica e tyre treguan se situata ekonomike ka qenë pengesa kryesore në këtë sfidë madhore të të rinjve të qarkut më të varfër të Shqipërisë, ku të rinjtë janë detyruar të largohen jashtë vendit.

Unë dje isha duke parë disa foto dhe ajo që më bëri përshtypje ishte një foto para 7-8 viteve ishim 12 shokë, dhe kemi mbetur vetëm unë dhe një shok tjetër. Domethënë këta 10 kanë marrë rrugët e kurbetit, ilegalisht janë larguar, disa me borxhe disa me rrezikim, por largohen sepse nuk gjetën një vend pune dhe pas mbarimit të studimeve.

Unë kam një pyetje që çfarë programi ka Partia Demokratike, opozita domethënë, për kur një njeri do të marrë një biznes se çfarë do t’i suportohet, çfarë partneriteti do t’i ofrohet?”, tha një prej të rinjve.

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV