Dallime të thella mes Britanisë dhe BE-së, ndërpriten bisedimet për Brexit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bisedimet për arritje të një marrëveshjeje pas Brexitit janë pauzuar, sepse Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian, kanë thënë se vazhdojnë të ekzistojnë “mospajtime të konsiderueshme”.

Michel Barnier dhe David Frost kanë thënë se kushtet për marrëveshje në mes të të dyja palëve nuk janë arritur.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe kryeministri britanik, Boris Johnson do të diskutojnë situatën të shtunën.

Çështjet lidhur me peshkimin, subvencionet e ndihmës shtetërore dhe zbatimi i rregullave të reja, vazhdojnë të jenë çështjet kyçe në negociata.

Duke publikuar deklarata identike në Twitter, Barnier dhe Frost kanë thënë: Pas një jave të negociatave intensive në Londër, dy shefat negociatorë janë pajtuar sot që kushtet për marrëveshje nuk janë arritur për shkak të mospajtimeve të thella për çështje të qeverisjes dhe peshkimit.

Më herët gjatë ditës, një zëdhënës i kryeministrit Johnson ka thënë se qeveria “është e përkushtuar për të punuar shumë që të tentojë të arrijë një marrëveshje”, mirëpo ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar nuk “mund të pajtohet për një marrëveshje që nuk na lejon të kthejmë mbrapa kontrollin”.

Ai ka shtuar se “koha është e shkurtër dhe ne jemi në pikë shumë kritike të bisedimeve”.

Të dyja palët duhet të pajtohen për një marrëveshje dhe ta ratifikojnë atë deri më 31 dhjetor, kur edhe do të përfundojnë rregullat për tregti mes BE-së dhe Britanisë në fund të muajit dhjetor.

Nëse nuk pajtohen, të dyja palët do të bëjnë biznes sipas rregullave të Organizatës Botërore të Tregtisë, që i bie se do të aplikojnë tarifa në importet e njëra-tjetrës.

Vendimi për largim të Britanisë nga BE-ja ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja kundruall 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016.​/rel/

Lexo edhe :  SHBA 9 miliardë më pak ndihma botës, miratohet paketa e shkurtimeve financiare

la.mi/Fjala.al

Të fundit

Gledis Nano merr 100 mijë euro dëmshpërblim nga shteti!

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, duke e vlerësuar si të paligjshëm...

E rëndë/ Përmbyset varka turistike, raportohet për dhjetëra viktima

Të paktën 37 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë ende të zhdukur pasi një varkë turistike u përmbys në Vietnam për shkak...

20 Korrik 1944: Komploti i fundit kundër Rajhut, shansi për të ndryshuar historinë

Nga Leonard Veizi Në mes të vapës së një vere të përgjakshme, ndërsa Lufta e Dytë Botërore po i afrohej pikës së kthesës së saj...

“Të ka dalë emri që u bën qejfin të burgosurve”, Efi reagon pas akuzave

Personazhi i njohur, Efi Dhedhes, është përballur së fundmi me akuza se ka pasur kontakte me persona të dënuar në burgje. Një ndjekëse e ka...

Nga Zheni Gjergji te Ferdinand Xhaferri, ja kush pritet të largohet nga kryesia e PD

Sali Berisha tashmë e ka vulosur se nuk do të respektojë neni “Basha” dhe nuk do ta fusë partinë në zgjedhje të reja për kryetarin. Askush...

Lajme të tjera

Web TV