Ja si pritet të votojnë emigrantët shqiptarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon që emigrantët të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes postës.

Në një raport, grupi i punës në KQZ ka dalë në këtë konkluzion, edhe pse në vetvete e gjithë panorama paraqitet pesimiste, me risqe të larta, pasiguri, kosto financiare, e mbi të gjitha kohë e pa mjaftueshme për ti kryer të gjitha proceset e nevojshme.

KQZ, duke marrë në konsideratë kushtet e Shqipërisë (shtrirjen gjeografike të diasporës, afatet kohore në dispozicion, shërbimi postar, mungesën e sistemeve të zhvilluara teknologjike, vlerëson se më i përshtatshëm për tu zbatuar aktualisht në vendin tonë, është metoda e votimit nga jashtë përmes postës dhe shkarkimit i fletës së votimit online në faqen e KQZ-së. Grupi i Punës velerëson këtë metodë votimi (modeli i Kosovës), si në zgjidhje afat-shkurtër.

Në këtë mënyrë, grupi i punës ka hedhur poshtë idenë e votës nëpër ambasada për shkak të numrit të kufizuara të selive tona diplomatike nëpër botë, si dhe ka përjashtuar votimin online, pasi ai është i pasigurt.

Sipas rrugës së shtruar nga KQZ, emigrantët, së pari duhet të deklarojnë vendbanimet e tyre jashtë shtetit përmes portalit E-albania. Më pas, ai duhet të hyjë në portalin e KQZ dhe të dërgojë një kërkesë ku të shfaqë interesin të votojë. Administrata e komisionit bën verifikime dhe e njofton emigrantin nëse e drejta e tij për të votuar është pranuar.

Në këtë rast, emigrantët grupohen në një regjistër të posaçëm, dhe emri i tyre hiqet nga lista e zgjedhësve në Shqipëri. Fletën e votimit, zgjedhësi jashtë vendit e shkarkon online nga faqja e KQZ-së, dhe pasi e plotëson, e dërgon përmes postës në Shqipëri.

Megjithatë, grupi i punës në KQZ, thotë se ky proces ka anë të dobëta, ku ndër të tjera rreshtohen:

Lexo edhe :  Gramshi, shkatërrimi pas flakëve/ Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara

– Siguria që fleta e votimit pas plotësimit nga zgjedhësi arrin në Shqipëri në kohë;

– Mungesa e sigurisë përgjatë rrugës ose para numërimit / mbërritjes në KQZ;

– Kostoja financiare më e lartë për votuesit, pasi posta drejt Shqipërisë është më e kushtueshme;

– Rreziku i shtimit fiktiv të fletëve të votimit.

Grupi i punës në KQZ, nuk ka përllogaritur dot sa do të kushtojë ky proces, por parimisht, thotë se vota e një emigranti mund të kushtojë, nga 22-25 dollarë./ABC News/

Të fundit

Berisha ‘kërcënon’ Ramën: I caktoi vetes pension 4 mln lekë, e garantoj se s’do i gëzojë!

Kryetari i Partisë Demokratike shënjestroi në konferencën e sotme atë që e cilësoi mashtrimin e qytetarëve me shifrat e...

Turizmi i aventurës, projekti i BERZH do mbështesë ndërhyrjet në 4 fshatra të Korçës

Katër fshatra të Korçës, konkretisht: Dardha, Arrëza, Sinica dhe Nikolica do të mbështeten për të përmirësuar ofertën e tyre turistike dhe posaçërisht në segmentin...

Milani arkëton 21 milionë euro, Leeds siguron shërbimet e sulmuesit zvicerian

Negociatat mes Milanit dhe Leeds janë mbyllur me sukses për Noah Okafor. Sulmuesi do I sjellë kuqezinjve 21 milionë euro bashkë me bonuset. Dhe pse...

Belgjikë/ Qiramarrësi ekzekuton shqiptarin ‘Noel’ në lokalin e tij, zbulohet shkaku!

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën në mbrëmje lagjen Itterbeek, në Anderlecht të Belgjikës. Ndue Mylyshi, i njohur ndryshe si ‘Noel’, është vrarë me armë...

Zelensky i mbijeton një episodi tjetër të spektaklit të Trump

“Nuk mund ta besoj”, tha Donald Trump, presidenti i Amerikës, ndërsa përshëndeti Volodymyr Zelenskyn, homologun e tij ukrainas, jashtë Shtëpisë së Bardhë më 18...

Lajme të tjera

Web TV