“Nëse del pozitiv nuk ka nevojë të përsëritet”, Bino flet për lehtësirat e testeve të shpejta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga e hëna në Shqipëri do të nisin testet e shpejta. Mjekja Silva Bino thotë se këto teste do t’i ndihmojnë shumë në identifikimin e rasteve.

Sipas saj, ky test është shumë specifik dhe nëse del pozitiv, nuk është e nevojshme të përsëritet testi me PCR.

Ky test mund të përdoret edhe gjatë surveiancës. Ajo që është e rëndësishme është që testi është specifik, gati 100% , gjë e cila e barazon atë me PCR dhe nuk ka nevojë për përsiatjen e tij. Pra nëse testi është pozitiv, ai është me të vërtetë pozitiv.

Na jep rezultate në kohë reale. Përgjigjja merret brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi e madhe për ti dhënë përgjigje personit, por edhe për të lehtësuar hetimin epidemilogjik në kohë reale.

Ky test na lejon të përmirësojmë disa elementë të punës tonë në terren. Po kryhen trajnime në lidhje me testin. Është një test që njihet nga OBSH”, tha Bino./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës: Ka bërë një punë të tmerrshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin britanik, Keir Starmer,...

Radhë kilometrike kamionësh në kufirin Shqipëri-Kosovë

Një radhë e gjatë kilometrike e kamionëve të tonazhit të rëndë është krijuar pasditen e së hënës në aksin Bardhoc–Vermicë, në rrugën Morinë–Kukës, me...

Dhuna ndaj kamarierit në Vlorë, publikohet videoja e plotë

Kanë dalë pamjet e rrahjes së oficerit të policisë (ish-shefit të Rrugores në Vlorë), Arjan Isufit, pasi ky i fundit, sëbashku me një mikun...

Kosova pret Kushtetuesen për zgjidhjen e ngërçit në Parlament

Sipas vendimit aktual, deri më 8 gusht Kuvendi nuk ka të drejtë të mblidhet, pasi paraprakisht kishte konsumuar 54 herë mundësinë për të konstituuar...

Newcastle ndryshon sërish çmimin e kartonit të Alexander Isak

Duke parë interesin e shtuar të Liverpool, që kërkon transferimin e Alexander Isak, Newcastle ka ndryshuar çmimin e kartonit të sulmuesit suedez. “Qymyrxhinjtë” nuk...

Lajme të tjera

Web TV