Në mes të Korçës dhe në mëngjes, kur plot njerëz dalin nga shtëpitë, dy persona janë treguar trima të pabesë duke i zënë pritë një burri që e grabitën dhunshëm.
Autorët, që dyshohet se ishin djem në moshë të re, e kanë sulmuar 30-vjeçarin E.R. dhe i kanë rrëmbyer një çantë të mbushur me lekë.
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 08:25, në lagjen nr. 18 në Korçë.
Pre e grabitjes ka rënë kambisti Erion Rrenja. 30-vjeçari është dhunuar nga autorët, të cilët më pas i kanë marrë çantën me para.
Dy shtetas të paidentifikuar, sikurse raportohet nga policia lokale, i kanë vjedhur me dhunë, çantën e dorës 30-vjeçarit, banues në Korçë, brenda së cilës kishte një sasi lekësh dhe më pas janë larguar me shpejtësi.
Grupi hetimor thotë se po punon për identifikimin e kapjen e autorëve, si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Bl.Ba/Fjala.al