Coronavirusi, rregulli për të shmangur ngjitjen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Joshua D. Rabinoëitz dhe Caroline R. Bartman janë përkatësisht profesor i kimisë dhe gjenomikës dhe studiuese në të njëjtën disiplinë. Në një editorial të ”New York Times” ata merren me një aspekt që nuk është marrë shumë në konsideratë kur diskutohet rreziku i koronavirusit të ri SARS-CoV-2: sasinë e virusit ndaj të cilit jemi ekspozuar. “Si me çdo helm tjetër, viruset zakonisht janë më të rrezikshëm në sasi më të mëdha. Ekspozimet e vogla fillestare kanë tendencë të çojnë në infeksione të buta ose asimptomatike, ndërsa doza më të mëdha mund të jenë vdekjeprurëse”, shpjegojnë ata. “Hyrja në një ndërtesë ku dikush ka qenë me koronavirus nuk është aq e rrezikshme sa të ulesh pranë atij personi të infektuar për një orë udhëtimi me tren.”

Kjo është arsyeja pse punonjësit e shëndetit (mjekët, infermierët, asistentët por edhe personeli i pastrimit në spitale) janë në mesin e personave më të rrezikuar dhe që duhet të mbrohen siç duhet. Gjithashtu kjo është arsyeja pse distancimi shoqëror dhe masat higjienike janë të rëndësishme: veshja e maskës, larja e duarve dhe veprime të ngjashme, pasi edhe kur nuk mund të mbroheni plotësisht nga virusi, zvogëloni dozën ndaj së cilës ekspozoheni. Kjo do të thotë se duhet kujdes i veçantë për të parandaluar ekspozimin ndaj dozave të larta të SARS-CoV-2, të cilat kanë shumë gjasa të  jenë të larta në ndërveprime të ngushta mes njerëzve, siç janë takimet për një kafe, bare të mbushur me njerëz, si dhe qëndrimi në një dhomë me gjyshen dhe prekja e fytyrës së saj, pasi keni marrë një sasi të të konsiderueshme të virusit në duart tuaja, – shpjegojnë dy shkencëtarët.

Lexo edhe :  E dhunoi dhe tentoi ta mbyste me duar, shqiptari mbështjell bashkëshorten me tapet...

Ndërveprimet ndërpersonale janë më të rrezikshme në hapësira të mbyllura dhe në një distancë të shkurtër, me një përshkallëzim të dozave që rritet me kohën e ekspozimit. Sa i përket ndërveprimeve kalimtare që shkelin rregullin e mbajtjes së një metri distancë midis tij dhe të tjerëve, si pagesa në supermarket, ato mund të shkelen për afate të shkurtra, duke synuar rregullin “vetëm gjashtë sekonda”.

Në të kundërt, do të thotë që disa gjëra që na frikësojnë mund të jenë më pak të rrezikshme nga sa mendojmë (megjithëse me njohuritë e deritanishme nuk ka siguri absolute). “Rrobat dhe paketimet e ushqimeve që i janë ekspozuar dikujt me virus duket se paraqesin një rrezik të ulët, shtojnë dy studiuesit. Njerëzit e shëndetshëm që janë së bashku me ata të infektuar në dyqanet ushqimore ose në vendin e punës kanë një rrezik të tolerueshëm, për sa kohë që marrin masa paraprake siç janë veshja me maska kirurgjikale dhe largimi”. Këto janë të gjitha indikacionet e përgjithshme që do të nevojiten edhe pasi të ketë mbaruar faza më akute e urgjencës.

 Burimi: corriere.it/fjala.al

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV