Kredi të buta edhe në 2021, ja kriteri për të përfituar. Veliaj: Aplikuesit të jenë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të shpalljes së një mijë emrave që përfitojnë kredi të butë për shtëpi, Bashkia zotohet ta vazhdojë këtë program së paku edhe për vitin që vjen. Përmes një takimi me të rinjtë e gjimnazeve dhe universiteteve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, renditi pesë prioritetet për rininë në vitin 2021, midis të cilëve edhe strehimi.

Ne jemi ndoshta e vetmja bashki që inkurajon strehimin e të rinjve, sidomos çifteve të reja. E kemi vënë kusht që aplikuesit duhet   të jenë nën 35 vjeç, meqë përcaktimi i Kombeve të Bashkuara për të rinjtë është mosha nën 35, dhe mosha e të dyve duhet të jetë nën 70 vjeç. 1000 apartamente në Tiranë shiten vetëm falë kredive të buta që jep Bashkia e Tiranës”.

Drejtoria e Strehimit në Bashki është në fazën finale të përzgjedhjes së një mijë familjeve që përfitojnë kredi të zbutur për 2020-ën. Brenda ditësh pritet të shpallen emrat që kalojnë këtë fazë për t’u futur në marrëdhënie me bankën për lëvrimin e këstit që iu takon të përfitojnë.

PRIORITETET PËR TË RINJTË

Përveç mbështetjes me kredi, interesi i të cilave subvencionohet nga qeveria, në fokus të pushtetit vendor për vitin e ardhshëm, posaçërisht për të rinjtë janë edhe shkollat e reja, karta e studentit, bibliotekat dhe akademitë e kodimit.

Paralelisht me shtimin e shërbimeve me tarifa të reduktuara për studentët në të gjithë vendin, Bashkia kryeqytetase po punon që karta studentore të njihet edhe më gjerë. Kryebashkiaku bëri me dije dje se institucioni që drejton është në prag të firmosjes së marrëveshjes për Kartën Studentore Europiane, që automatikisht do ta njohë dhe të vlejë kudo në Europë.

Lexo edhe :  Makineri e specializuar për pastrimin e Liqenit të Shkodrës, Beci: Është në kohën e duhur

Jemi në prag të firmosjes së marrëveshjes me Kartën Studentore Europiane, që automatikisht ajo të njihet edhe në vende të tjera. Duke bërë njësimin me Kartën Studentore Europiane, ajo do të vlejë kudo në Europë”. Karta është e rinovueshme, ka një barcode të caktuar dhe ofron akses në të gjitha institucionet apo subjektet, në të cilat është afishuar ngjitësi me logon “karta e studentit”.

Tirana, e kthyer thuajse e gjitha në kantier ndërtimi, do t’u sjellë të rinjve institucione të reja arsimore, më shumë se asnjëherë më parë. “Shkolla ‘Sami Frashëri’ ka hedhur themelet. Po ndërtojmë shkollë të re në zonën e Don Boskos, duke filluar nga Kthesa e Kamzës, Pallatet ‘Gintash’, të gjitha pallatet e Institutit Bujqësor, që në fakt nuk kanë pasur asnjë shkollë. Tani në të dyja polet po ndërtojmë shkollën ‘Vaçe Zela’ dhe ‘Kristo Frashëri’ te Don Bosko dhe po ndërtojmë ‘Nënë Terezën’ dhe ‘Kenedin’ në Institutin Bujqësor”, tha Veliaj, duke shtuar se bashkë me shkollat, të rinjtë do të kenë edhe më shumë terrene sportive, veçanërisht palestra të cilat mund t’i përdorin edhe pas mësimit.

Puna do të vijojë edhe për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit, si dhe hapjen e 6 biblioteka e të reja gjatë vitit 2021./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Sa është paguar Chris LaCivita nga PD?! Mediat e huaja zbulojnë shifrën e përafërt

Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës fituese të Donald Trump në SHBA, është përfshirë aktivisht në politikën shqiptare si këshilltar...

Dy familje përleshen për pronat, çifti i bashkëshortëve përfundon i plagosur në spital!

Një konflikt me motive pronësie mes dy familjeve në Has përfundon në përleshje fizike dhe me pasojë plagosjen e një çifti bashkëshortësh, që po...

Festa që u kthye në kaos, përmbytet jahti luksoz 4.5 milionë dollarësh

Një fundjavë luksi në Miami u kthye në kaos, kur një jaht Lamborghini i tejmbushur me modele dhe influencerë filloi të fundosej në mes...

36 % më shumë vizitorë në Parkun Arkeologjik Shkodër

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër publikoi statistikat e vizitueshmërisë në Parkun Arkeologjik Shkodër sa i përket muajit prill. Shifrat tregojnë se muaji prill pati...

“Giro d’Italia 2025” në Shqipëri më 9, 10 dhe 11 maj!/ Rrugët që do bllokohen në 4 qytete

Altin Qato, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Rrugore ka bërë një komunikim për mediet këtë të martë (6 maj) në lidhje me bllokimin e...

Lajme të tjera

Web TV