Një tjetër destinacion rekreativ i shtohet Parkut të Liqenit, fusha tenisi dhe ambiente çlodhëse (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër hapësirë sportive do t’i shtohet shumë shpejt Parkut të Madh të Liqenit në kryeqytet. Pasi IMT në bashkëpunim me Policinë Bashkiake shembën dëftesën e degraduar buzë liqenit, Bashkia e Tiranës ka vendosur që këtë hapësirë prej 3600 m² të parkut, të mbajtur peng prej vitesh, ta rikthejë në funksion të qytetarëve.

Projekti i ri parashikon që ta kthejë këtë zonë në një hapësirë model, totalisht të rikualifikuar dhe me terrene sportive tenisi, si dhe me një ballkon panoramik për të gjithë të apasionuarit pas fotove.

Brenda një kohe të shkurtër, hapësira prej 3600 m², aty ku sot njihet si “ish-fushat e tenisit” do të kthehet në pikën më të re atraktive në Parkun e Madh të Liqenit, si një destinacion sportiv, rekreativ publik për frekuentuesit e parkut.

Projekti parashikon dy fusha tenisi me pikë shërbimi me rol funksional dhe panoramik, dy tavolina ping-pongu, disa stola në formë shezlongu me pamje nga liqeni dhe një mol.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Françesku, papa i parë në më shumë se një shekull që do të varroset jashtë Vatikanit

Papa Françesku, i cili ndërroi jetë të Hënën pas Pashkëve, po thyen traditën lidhur me vendin ku do të...

Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për...

U nda nga e dashura pasi surprizoi Eglin? Olsi shuan thashethemet

Këngëtari dhe aktori i njohur, Olsi Bylyku, ka vendosur të shuajë thashethemet lidhur me marrëdhënien e tij me gazetaren, Denada Lura. Dyshimet për një mundësinë...

Clooney: Asgjë nuk të bën të dukesh më i moshuar se kur je 63 vjeç dhe i lyen flokët

Në paraqitjen e tij më të fundit në teatër për shfaqjen “Good Night, and Good Luck”, aktori i njohur George Clooney i ka habitur...

Përmbyset në aksin Fier-Levan furgoni, përfundon në spital shoferi

Një furgon pasagjerësh është përmbysur pak minuta më parë në aksin Fier- Levan. Burimet policore bëjnë me dije se në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i...

Lajme të tjera

Web TV