Nora Malaj: Çfarë kam fituar unë nga politika

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nora Malaj është një nga politikanet më të njohura në vend. Ka afro 25 vjet në politikën aktive dhe tashmë mund të bëjë një bilanc se çfarë i ka dhënë dhe çfarë i ka marrë kësaj fushe. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Malaj listoi disa nga këto pika.

-Shumë i ke dhënë kësaj LSI-së, shumë i ke dhënë dhe politikës shqiptare. Çfarë ke fituar nga politika?

-Në politikë ka edhe idealistë që janë tragjikë si puna ime. Mora dashurinë, inatin dhe fjalët fyese hera-herës. Arrita të bëja një ligj për barazinë gjinore që ishte i 2002, ndërkohë që nuk e bënte dot askush dhe ndërkohë që atëherë më luftonin dhe gratë. Kuptova që ato gjëra që kisha thënë nuk ishin vetëm teori, por janë pjesë praktike dhe me të vërtetë të jetosh në Shqipëri, të jesh grua, të garosh fort, të guxosh fort, nuk është e thjeshtë. Ndaj mbështes çdo grua në politikë dhe ndihem e keqardhur për çdo grua që nuk  lënë fjalë pa i thënë.  Mora miqësinë me gazetarët dhe një dashuri maksimale edhe me ato portale që kanë dashur “të më bëjnë pis”.  Kuptova se ç’është politika. Është si puna e gjuhës, që kocka nuk ka por kocka thyen. Dhe duhet të jesh një politikan i përgjegjshëm që të kesh pak moral për të hyrë në garën politike. Kuptova që ka dy kategori politikanësh, Ata që duan vendin dhe ata që duan pushtetin. Unë doja që të isha pjesë e politikës për dashurinë që kisha për Monikën dhe Ilirin. Që në fillimet e tyre ata ishin shumë socialë./Fjala.al/Ke.Ba 

Të fundit

Alarm për Sëmundjen e Parkinsonit: Rastet pritet të dyfishohen deri në 2050

Numri i njerëzve të prekur nga sëmundja e Parkinsonit pritet të dyfishohet në dekadat e ardhshme, duke arritur në...

Analiza/ A mund të rimarrin vrullin e Donald Trump liderët evropianë?

Liderët evropianë do të përpiqen edhe një herë sot të marrin nën kontroll negociatat mbi luftën në Ukrainë, në një tërheqje gjithnjë e më...

Policia zbulon makinën e mbushur me para… gjenden 150 mijë euro

Policia në Madrid është përballur me një situatë të pazakontë, teksa ka zbuluar rastësisht një makinë të mbushur me para. Policia ndaloi një automjet...

Shqipëria “Madhështore” e kujt ?

Nga ARTUR  AJAZI Sali Berisha po e kopjon keq fare “mikun” e tij Donald Trump. E ndërsa Trump thotë “Amerika e para”, Sali Berisha në...

‘Çmendet’ FIFA, akordon 1 miliardë dollarë në Kupën e Botës për Klube! Rikthen yjet

Në mbledhjen e Këshillit të FIFA-s të mërkurën, FIFA njoftoi se fondi i çmimeve për Kupën e Botës për Klube 2025 do të jetë...

Lajme të tjera

Web TV