Nora Malaj: Historia e fëmijërisë sime me Edi Ramën

Pak e dinë që Nora Malaj dhe Edi Rama kanë qenë miq në fëmijëri. Për herë të parë deputetja e  LSI ka treguar lidhjen familjare me kryeministrin. Gjatë emisionit HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU, Malaj u shpreh:

-Nuk dua të merrem fare me këto lloj figurash në respekt që kam pasur për shokun tim Edi Rama në kohën e fëmijërisë dhe në dhimbjen që kam për Edi Ramën në transformimin dhe metamorfozën si kryeministri i Shqipërisë.

– E keni pasur që në fëmijëri të njohur Edi Ramën?

-Jo vetëm Edi Ramën, por gjithë familjen dhe kam pasur një miqësi familjare. Jemi rritur bashkë. Gjyshi im dhe gjyshi i atij ose daja i Edit që është dëshmor kanë qenë në një brigadë partizanë./Fjala.al/Ke.Ba