30 vjet nga Lëvizja Studentore/ Meta: Koha për restart

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti Ilir Meta ka uruar Ditën Kombëtare të Rinisë, ku shprehet se sot është koha për ‘restart’ që rinia të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit. Përmes një postimi në Facebook Meta ndër të tjera shkruan se beson shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë për ta transformuar dhe përmirësuar të ardhmen e popullit.

Gëzuar 8 Dhjetorin 1990!  Të bekuarën Ditën Kombëtare të Rinisë, Ditën e Studentëve, Ditën e Misionarëve që vranë frikën për të ndezur Pishtarin e Lirisë dhe Demokracisë në vendin e shqiponjave! Sot përulemi me mirënjohje të veçantë ndaj Lidershipit Heroik të Azem Hajdarit dhe atyre djemve e vajzave, të cilët u përplasën të parët me Dhunën e regjimit, duke frymëzuar një popull të tërë për kryengritje paqësore.

Nderojmë shpërthimin e vullkanit të guximit marramendës rinor për të përmbysur regjimin më të ashpër izolues dhe shtypës në kontinent, por ndihemi dhe po aq borxhlinj që në tre dekada nuk kemi bërë aq sa duhet për të qenë aty ku e meritonin sakrificat e tyre.

Koha për restart!  Për rivendosjen e Demokracisë dhe Llogaridhënies!  Për ta bërë Shqipërinë, si gjithë Europa! Unë besoj shumë në shpirtin energjik të të rinjve të Shqipërisë dhe në fuqinë e aftësive të tyre për ta transformuar dhe përmirësuar cilësisht të ardhmen e popullit tonë.   Koha për restart! Për të guxuar! Për t’u bashkuar! Që Rinia të marrë në dorë fatet e saj dhe të mbarë vendit! Nëse jo Rinia, kush tjetër? Nëse jo sot, kur?Do t’ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër”, shkruan Meta./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Veliaj sjell projektin e sheshit në fund të Bulevardit të Ri: Tirana moderne

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial...

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën paraardhësin e tij, duke bërë...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Lajme të tjera

Web TV