5 mitet dhe të vërtetat rreth kafesë që pak njerëz i dinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kafeja është një nga pijet më të konsumuara nga njerëzit në të gjithë botën në periudha të ndryshme, por preferohet më shumë në mëngjes.

Por ka shumë mite dhe të vërteta që janë lindur rreth kësaj pije dhe jo të gjithë i dinë. Për këtë arsye, Fjala.al do t’ju tregojë diçka më shumë rreth kafesë.

1.Kafeja largon gjumin

Kjo është e vërtetë. Kafeina është një stimulues i sistemit nervor qendror i pranishëm në kafe dhe gjithashtu në pije, çokollata dhe disa qetësues kundër dhimbjeve. Një studim zbuloi se kafeina vonon orën tonë biologjike për 40 minuta, gjë që pengon edhe aftësinë për të fjetur.

2.Kafeja është tretëse

Kjo është e vërtetë. Kafja stimulon sekretimin e stomakut, aktivizon kontraktimin e fshikëzës së tëmthit, prandaj konsumimi i një filxhani kafeje pas ngrënies rrit nivelin e acidit në stomak dhe lehtëson tretjen.

3.Irrituese për stomakun

Kjo është e vërtetë. Nuk u ndodh të gjithë njerëzve, por mund të ndodhë. Kafeja stimulon sistemin nervor qendror dhe mund të shkaktojë që stomaku të gjenerojë acide të tepërta. Kjo mund të shkaktojë acarim, inflamacion dhe dhimbje në stomak.

4.Kafeja shkakton varësi

Ky është një mit. Kafeina (si pothuajse çdo gjë) nëse merret në masën e duhur nuk sjell ndonjë rrezik për shëndetin. Ka njerëz që pinë shumë filxhanë në ditë dhe kur përpiqen të ndalojnë pirjen e kafesë mund të shfaqin simptoma të ngjashme me ato të abstinencës, që është një varësi psikologjike.

5.Kafeja është e keqe për rritjen e fëmijëve

Ky është një mit. Deri më tani nuk ka studime shkencore që tregojnë një lidhje midis konsumit të kafesë tek fëmijët, adoleshentët dhe të rriturit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Booking.com përballet me padinë e mijëra hoteleve europiane

Booking.com po përballet me një padi nga më shumë se 10 mijë hotele europiane që thonë se platforma ka...

8 gusht 1793 – Revolucionit Francez, shpërthen Kryengritja e Lyonit

Revolta kundër Konventës Kombëtare Më qershor 1793, në kulmin e Revolucionit Francez, shpërtheu në qytetin Lyon një nga kryengritjet më të fuqishme kundër pushtetit jakobin...

Në paradhomën e play-off-it

Nga ERVIN BAKU Egnatia dhe Dinamo City, dy skuadra shqiptare, dy prova karakteri në Europë. Egnatia, në një transfertë shumë të vështirë si Ljubljana, nuk u...

Trump i ulëriti Netanjahut: Mos gënjeni për urinë në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump i ulëriti në një telefonatë të fundit kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krizën humanitare në Rripin e Gazës. Sipas NBC News,...

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje të vendeve të tjera është...

Lajme të tjera

Web TV