Kaloi Covid-19/ Moderatorja shqiptare zbulon pasojën që i ka lënë virusi: Është e shpifur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatorja Klea Huta ka zbuluar se ka kaluar Covid-19 së bashku me familjen e saj.

Ajo tregon se në momentin që mendoi se po i rikthehej normalitetit, diçka e çuditshme i ndodhi. Në një postim në Instastory, Klea tregon se pasi iu rikthye nuhatja, disa ushqime i duket sikur kanë të njëjtën aromë si benzinë ose fekale.

“Para disa muajsh unë dhe familja ime kaluam Covid-19. Fatmirësisht e kaluam paq. Prej dy muajsh pata as 0% nuhatje sa mendova se nuk do të nuhasja kurrë më. Ishte e tmerrshme që nuk nuhasja dot as erën e tim biri dje po çmendesha po kjo ishte e keqja më e vogël që po më ndodhte në krahasim me fatkeqësitë që kemi dëgjuar nga kjo sëmundje e tmerrshme.

Kur mendova që gjithçka po i rikthehej normalitetit dhe nuhatja m’u rikthye diçka tjetër ndodhi. Disa ushqime mua më duken sikur kanë të njëjtën aromë, konkretisht: Qepa, veza, pula, vera, disa nga parfumet dhe nuk më kujtohet se çfarë tjetër. Më tjetërsohen aromat dhe kanë një aromë si benzinë ose fekale. Është e shpifur dhe realisht më ka kapur paniku nëse do mund t’i nuhas edhe njëherë ushqimet me aromën e tyre apo jo! Dua ta ndaj dhe me ju këtë gjë për të kuptuar se çfarë po na ndodh”, shkruan Klea.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV