Ditën e sotme është ndarë nga jeta mjekja Obsetre-Gjinekologe dhe pedagogia e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, Suela Muça.
Ajo humbi jetën në një moshë fare të re, vetëm 48 vjeç. Sipas informacioneve, Suela Muça vuante nga sëmundja e sklerodermës.
Për rastin në fjalë ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shprehet e hidhëruar pas lajmit të kobshëm.
“Një humbje e madhe për familjen dhe miqtë e shumtë të doktoreshës që transmetonte veç mirësi, por edhe për mjekësinë shqiptare”, shkruan Manastirliu.
l.m/Fjala.al