Mund ta zëvendësosh kafen me çajin e zi? Këto tre arsye do ju bindin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të fundit amerikan, nga e përditshmja “Clinical Nutrition”, është vërtetuar se vetëm disa gota ҫaj i zi në ditë ulin me 31 për qind rrezikun e kancerit të vezores (në krahasim me një 1 filxhan ҫaj ose asnjë).

Në mënyrë të veҫantë, hulumtuesit zbuluan se çaj i zi është veçanërisht mbrojtës i këtij lloj kanceri dhe kjo, thanë ata, është emocionuese, sepse është një ndryshim që mund të bëhet fare lehtë në të përditshmen tonë. Këtu janë tri gjërat më të habitshme që mund të bëjë ҫaji.

Ul tensionin e gjakut

Një analizë e re, pas një rishikimi të 25 studimeve të ndryshme, është vërtetuar se njerëzit që pinin ҫdo ditë ҫaj të gjelbër apo të zi, për 12 javë me radhë, e kishin presionin e gjakut më të ulët se njerëzit që pinin çaj për një periudhë të shkurtër.

Ul në mënyrë të ndjeshme rrezikun e kancerit të pankreasit

Një studim në revistën “Epidemiologjia e kancerit”, ka parë ndikimin e ҫajit jeshil në kancerin e pankreasit te të rriturit kinezë. Hulumtuesit mblodhën informacione nga pothuajse 2 000 njerëz (908 prej të cilëve ishin me kancer në pankreas) në lidhje me llojin e çajit të preferuar, sa shpesh e pinin atë dhe temperaturën e tyre të preferuar. Në fund, rezultoi se gratë kanë përfituar më shumë, veçanërisht nga çaji jeshil: Ato që e pinin rregullisht atë, kishin një rrezik rreth 32% më të ulët të zhvillimit të kancerit të pankreasit, në krahasim me gratë që nuk pinin fare.

Zvogëlon stresin

Ҫaj mund të jetë zgjedhje për atë momentin e verandës që përmendëm më sipër. Por nuk është vetëm kaq. Në një studim të muajve të fundit është theksuar se çaji jeshil dhe çaj i zi mund të ndihmojnë shumë për t’ju qetësuar. Çaj ul në mënyrë të ndjeshme shënjuesit e stresit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter goditi sot në mesditë Greqinë jugore. Sipas të dhënave zyrtare, lëkundjet...

Apollonia dhe Bylisi, grekë apo ilirë?/ Një përgjigje nga Neritan Ceka

A ishin qytetet si Apollonia dhe Bylisi grekë, apo ilirë? Ky është një debat i vjetër, i mbajtur gjallë më shumë nga interpretimet politike...

Stanislavski, portret i një reformatori të shpirtit skenik

7 gusht 1938 – Vdekja e mjeshtrit të skenës Nga Leonard Veizi Nëse teatri është pasqyra ku shpirti njerëzor shfaqet i zhveshur, pa mburoja dhe...

Dua Lipa ndan prapaskenat e “Sunny Hill”/ Kur e nisëm si ide ishte ‘e frikshme’!

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, ka publikuar së fundmi një video ekskluzive në platformën e saj personale Service95, ku ndan me ndjekësit...

Vjosa Osmani publikon letrën e plotë që i dërgoi Donald Trump (Foto)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për letrën...

Lajme të tjera

Web TV