Shtëpia e Bardhë bën plane për shpërndarjen e vaksinës kundër koronavirusit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Administrata e Presidentit Trump po synon të rrënjosë besim tek publiku dhe në të njëjtën kohë të marrë vlerësime të larta për vaksinat kundër koronavirusit, ndërsa Shtëpia e Bardhë zhvillon një takim të martën me ekspertë të cilët do të japin detaje rreth planeve për shpërndarjen.

Zyrtarë nga ekipi tranzitor i presidentit të zgjedhur Joe Biden nuk janë ftuar, edhe pse ata do të mbikëqyrin vazhdimin e programit më të madh të vaksinimit në historinë e vendit sapo zoti Biden të vijë në Shtëpinë e Bardhë me 20 janar.

Presidenti Trump po përpiqet që zhvillimin e vaksinës ta quajë si një element kryesor të trashgimisë së tij.

Në takimin e lartë të martën në kuadër të operacionit “Operation Warp Speed” për zhvillimin e vaksinës do të marrin pjesë Presidenti Trump, Nënpresidenti Pence dhe shumë ekspertë qeveritarë, udhëheqës të shteteve dhe drejtues të lartë biznesesh. Në takim Shtëpia e Bardhë do të kërkojë të shpejgojë se vaksina është e parrezikshme si dhe do të parashtrojë planet e administratës për ta bërë vaksinën të disponueshme për amerikanët.

Zyrtarë të lartë të administratës dhanë detaje për takimin të hënën. Një zyrtar me ekipin e tranzicionit të zotit Biden konfirmoi se nuk ishte bërë asnjë ftesë. Zyrtarë nga kompanitë farmaceutike që po zhvillojnë vaksinat po ashtu nuk pritet të marrin pjesë në takim, pavarësisht se kanë marrë ftesa, sipas njerëzve që kanë njohuri për çështjen. Disa shprehën shqetësime se takimi mund të kontribuonte në politizimin e procesit të zhvillimit të vaksinës çfarë mund të ndikonte më shumë tek besimi i publikut për vaksinën.

Sipas një zyrtari që ka parë axhendën e takimit, Presidenti Trump do të flasë me nota të larta mbi zhvillimin e vaksinës.

Lexo edhe :  Gjermania me rregulla të reja, ja si mund të rifitohet shtetësia shqiptare

Presidenti Trump po ashtu do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’u dhënë përparësi amerikanëve për vaksinat e koronavirusit të siguruara me fonde nga qeveria federale.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Berisha në protestë: Ju garantoj se Rama s’do qëndrojë kurrë në atë karrige!

Nga megafoni ku mbajti fjalimin e tij pak pasi zbriti në shesh nga kthimi prej Brukselit, Sali Berisha u...

3 zakone që nuk e dije se i ke marrë nga babai yt

Mund të mos e kuptosh menjëherë, por shumë nga mënyrat se si mendon, ndjen dhe reagon në marrëdhënie kanë rrënjë shumë më thellë se...

VIDEO: Deputetët dhe militantët e PD përplasen me gazetarët

Deputetët dhe militantët e Sali Berishës nuk kanë kursyer edhe gazetarët, të cilët po raportonin protestën e tyre. Incidenti u nxit nga një deklaratë e...

Opozita në protestë, Alma Kaçi në shesh për të mbështetur Partinë Demokratike

Partia Demokratike proteston sot për të kundërshtuar rezultatin zgjedhor të marrë në këto zgjedhje parlamentare. E ndërsa në Tiranë po zhvillohet samiti i 6-të i...

Listat e mbyllura prodhuan deputetë me gojën e mbyllur, prandaj Berisha nuk ikën

Pas disfatës së llahtarshme të zgjedhjeve të 11 majit, do të ishte e logjikshme që një pjesë e deputetëve (kryesisht të rikonfirmuar) të Partisë...

Lajme të tjera

Web TV