FSHF fiton betejën në gjykatën, pezullohen Asambletë e paligjshme të KOKSH

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pranojë kërkesën e Federatës Shqiptare të Futbollit, duke pezulluar dy asamble e jashtëzakonshme të KOKSH pasi janë thirrur në mënyrë të paligjshme.

Në vendimin e marrë sot nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës është vendosur “pranimi i kërkesës së FSHF për pezullimin e asamblesë së përgjithshme statutore të KOKSH të datës 13.12.2020 dhe asamblesë së përgjithshme zgjedhore të KOKSH të datës 23.12.2020”.

Nga ky moment KOKSH duhet të jetë i detyruar të zbatojë ligjin dhe të mos thellojë gjendjen e paligjshmërisë në të cilën është zhytur prej kohësh. Pavarësisht mbështetjes së ndërkombëtarëve KOKSH është një organizatë që i bindet ligjeve të vendit dhe vendimeve të gjykatave.

Federata Shqiptare e Futbollit e kishte paralajmëruar ndjekjen në mënyrë ligjore të problematikave të konstatuara gjatë këtij procesi dhe iu drejtua gjykatës me një kërkesë rreth dy javë më parë. Pasi u shqyrtua kjo kërkesë, gjykata i dha të drejtë gjetjeve të FSHF-së, duke nxjerrë në pah paligjshmërinë në thirrjen e dy asambleve të jashtëzakonshme.

Në letrën që Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i kishte dërguar Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar në nëntor bëheshin të qarta të gjitha arsyet përse thirrja e asambleve ishte bërë në shkelje të ligjit.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

A do e mbajë premtimin e lënies së mandatit? Ja si përgjigjet Paloka

Deputeti Edi Paloka ndoqi të njëjtën linjë politike si kryetari Sali Berisha në hyrje të selisë blu mbrëmjen e...

Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

Pavarësisht stabilitetit sipërfaqësor dobësitë strukturore të ekonomisë në Rusi po thellohen, thuhet në një analize të Institutit të Stokholmit për Ekonomitë në Tranzicion (SITE)....

Kjo është sasia e kremit të diellit që i duhet fytyrës

Të gjithë e dimë që mbrojtja nga dielli është thelbësore, por shumë prej nesh nuk e dinë se sa krem mbrojtës nga dielli i...

Deputetët që mbetën jashtë… nga kuota gjinore

Katër kandidatë që kanë siguruar më shumë vota se rivalët e tyre në listat e hapura nuk do të mund të jenë pjesë e...

Aksident me vdekje, makina përplas kalimtaren që po kalonte trafik ndarësen

Një aksident me vdekje është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Golemit, në Durrës. Një mjet ka përplasur një kalimtare, e cila po kalonte...

Lajme të tjera

Web TV