Veliaj: Bonus qiraje për çdo familje, derisa të marrin çelësat e shtëpisë së re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa i dorëzoi çelësat e shtëpisë familjes Shabanaj nga Baldushku, kryebashkiaku tha se qeveria shqiptare u është gjendur pranë të gjitha familjeve të prekura nga tërmeti.

E nisëm ditën me shtëpinë e re të Ademit dhe Elvirës, të cilët kanë ardhur mbrëmë nga Greqia. Më vjen mirë që ia udhëtim ia vlejti. Me gjithë dyshimet që thoshin se shtëpia nuk ka për t’u bërë kurrë sepse edhe në Greqi, si në çdo vend të BE-së, thonë shko sigurohu dhe zgjidhe vetë pasi shteti nuk ka detyrime.

Kurse ne zgjodhëm, ishte zgjedhje jo detyrim, ishte zgjedhje e Edi Ramës dhe e Qeverisë, për të bërë çdo shtëpi. Më vjen mirë që Ademi dhe Elvira janë futur në një shtëpi të re, ta gëzoni, paçi vetëm mbarësi e gëzime”, nënvizoi ai.

Veliaj siguroi edhe për familjet e tjera se, ashtu si në Baldushk, puna do të vijojë, gjersa çdo familje të marrë çelësin e shtëpisë së re. Ai shtoi se deri në atë moment, familjet do të vijojnë të marrin bonus qiraje. Sipas kryebashkiakut, projekti i rindërtimit është një mundësi për të filluar një jetë të re dhe për të afruar familjet pranë shërbimeve.

Në Baldushk dhe në zona të tjera si Ndroqi, Peza, Zallherri, po aplikojmë parimin e lagjes së qendërzuar. Familjet do t’i mbajnë tokat e tyre, askush nuk humbet ato, as bagëtitë e imta, as produktet bujqësore, askush nuk e humbet investimin. Por, shtëpinë do ta ketë buzë rrugës, afër qendrës shëndetësore, afër shkollës, me infrastrukturë, dhe afër Njësisë Administrative, në mënyrë që qindra fëmijë të shpëtojnë nga varfëria dhe të kenë shansin ta përdorin këtë mundësi që na dha rindërtimi pas tërmetit, si një mundësi për të filluar një jetë të re dhe për t’i dhënë një hov të ri këtyre fëmijëve që meritojnë të kenë sukses dhe të ecin përpara si gjithë fëmijët e Tiranës”, deklaroi Veliaj.

Lexo edhe :  Horoskopi ditor, 4 Gusht 2025

Nga Baldushku, Veliaj iu bëri thirrje qytetarëve që të konsumojnë produkte lokale, si një mënyrë për të ndihmuar ekonominë vendase. Në Njësinë Administrative Baldushk po rindërtohen 50 shtëpi, shumë prej të cilave janë pothuajse gati të presin familjet./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Hakmarrja ndaj Trump, Rusia nis 4 bombardues bërthamorë drejt Evropës

Vladimir Putin ka zhvendosur këtë të hënë të paktën katër bombardues të rëndë Tu-95MS më pranë Evropës, sipas një...

Peqin, dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën! Një person në kërkim

Dy persona, babë dhe bir, janë marrë nën akuzë nga Policia e Peqinit, pasi akuzohen se pasi kanë dhunuar e kanosur një 54-vjeçar, i...

Shansi i fundit për Adriatik Lapajn, Kolegji vendos për mandatin

“Shqipëria Bëhet” ka ankimuar vendimin e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve të cilët ditë më parë rrëzuan zyrtarisht kreun e KQZ-së Ilrirjan Celibashin, duke...

PS i bëri presion OSBE-së për zgjedhjet? Reagon Ministria e Jashtme

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratat e bëra së fundmi nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili tha se mazhoranca përmes ministrit të...

Trump përsërit: Serbia ishte gati të sulmonte Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar sërish se ka parandaluar shumë luftëra nëpër botë, përfshirë atë mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervistë të...

Lajme të tjera

Web TV