Raportuesja për Shqipërinë në PE: Vazhdoni reformat, të ruhet marrëveshja e 5 qershorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raportuesja për Shqipërinë në PE, Isabel Santos ka prezantuar draft-raportin për Shqipërinë sipas të cilës është fillestar dhe në vijim do të ndryshohet.

Santos ngre disa shqetësime për Shqipërinë, teksa bën thirrje që marrëveshja e 5 qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të arritura me konsensus mes palëve të ruhet në të mirë të vendit.

Po ashtu ajo kërkon që Shqipëria të përmbushë të gjitha kushtet e caktuara nga BE edhe pse nuk mohon punën e madhe që ka bërë në këtë drejtim.

Dua ta nis prezantimin duke theksuar rrethanat ku ndodhemi tashmë, ndodhemi në pandemi, situatë të vështirë. Nuk kemi patur mundësi të kemi lidhje të drejtpërdrejtë me vendet që përfaqësojmë. Do e bëjmë këtë pasi të kalojmë këtë vështirësi. Do vazhdojmë punën me delegacionin e Shqipërisë dhe BE, me amabasadorin Soreca.

Dua të falënderoj ata që kanë punuar ngushtë me stafin tim që të prezantoj këtë draft-raport në kohën e duhur. Faleminderit për informacionin. Është draft fillestar. Sikur ndodh ka mundësi të ndryshohet sërish, do ketë disa ndryshime. Për shkak të disa kufizimeve s’kam pasur mundësi të sjell të gjitha faktet. Ky tekst do jetë më substancial në vazhdim”, shprehet Santos.

Më tej ajo thekson se përqendrimi do jetë tek reformat. “Në fakt nuk ka ndryshime thelbësore me të tjerat, pikëpamjet tona s’kanë ndryshuar me ato që kemi thënë më parë. Në draft-raportin tim, kam ndjekur edhe pikëpamjet e KE. Kërkesat që ka bërë KE duhet të plotësohen.

Kam edhe shqetësime që i kam prezantuar në raport. Jam e shqetësuar për shoqërinë civile, pjesëmarrjen e saj në proceset politike. Duhet të përfshihet. Të vijojë reforma kundër korrupsionit e krimit të organizuar, të përfundohet Reforma në Drejtësi. Shumë gjëra për të punuar. Të gjitha forcat politike duhet të përfshihen në normalizimin e jetës politike në vend.

E ardhmja e vendit, popullsi e re dhe e talentuar. Të krijohen kushtet që brezi i ri të qëndrojë. Ka shumë nga ata që kanë shprehur dëshirën për t’u larguar, apo janë larguar. Të krijohen mundësitë që ata të rikthehen. Shqipëria duhet të përmbushë të gjitha kushtet që ne i kemi vendosur”, shton ajo.

Lexo edhe :  256 mijë mjete debitore, DPSHTRR: Do u ndalohet marrja e shërbimeve për automjetet

Sipas Santos, pavarësisht kushteve të pandemisë, Shqipëria ka punuar shumë për të plotësuar kushtet. “U bë një marrëveshje e 5 qershorit që duhet të ruhet, në të mirë të vendit, për të pasur sa më shumë përfitime dhe vetë Shqipërinë. Dëshira e tyre për t’u bërë pjesë e BE është e madhe. Jam tashmë e interesuar çfarë do thonë kolegët për Shqipërinë”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime...

Katastrofë ajrore/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 4 persona

Një avion i lehtë stërvitor u rrëzua në distriktin Kolomna të rajonit të Moskës të shtunën duke vrarë të katër personat në bord, përfshirë...

Europa digjet nga temperaturat e larta! Shqipëria në zonën e kuqe

Një valë e nxehti e pazakontë ka përfshirë Evropën, duke sjellë temperatura përvëluese që në shumë vende tejkalojnë 40°C. Në një hartë të publikuar...

Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të...

Zjarr afër ish-repartit ushtarak të tankeve në Maliq, shkak temperaturat e larta

Vatra zjarri janë shfaqur pasditen e sotme në afërsi të ish-repartit ushtarak të tankeve në Klocë në bashkinë e Maliqit. Flakët e zjarrit momentalisht po...

Lajme të tjera

Web TV