Vrasja e Klodian Rashës/ Rama flet në këmbë: Ndjesë publike dhe ngushëllime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për vrasjen e Klodian Rashës.

Edi Rama: Tragjedia morën sebepin për t’u shpalosur me gjithë vulgaritetin brutal. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjen e të ndjerit dhe jam prekur pa masë. Ai tha se ‘asnjë lule nuk mund të preket në emrin e tim biri, duam drejtësi’. I shpreh ngushëllimet. Fjalët janë të pafuqishme para boshllëkut që po ndjen baba, nëna. Përveç ndjesës dhe ngushëllimit, asgjë tjetër nuk mbetet pas një jete të humbur. Efektivi ka vrarë një njeri krejt pas një lidhje me ndonjë mision apo objekt të Policisë së Shtetit në atë vend.

Pamundësia fizike për të qenë këtu fizikisht, ma imponoi shtyrjen e këtij mesazhi. Në këtë mesazh nuk mund të mbeten pa prekur ngjarjet e dhunshme të ditës së djeshme. Në radhë të parë jeta e humbur nga akti fatal i eefektivit. Sapo kam zbritur në Tiranë kam shkuar në familjnne e të ndjerit. Jam prekur pa masë nga përulësia e babait.

Ne duam drejtësi jo zhurmë politike.

Dua punblikisht t’ja shpreh familjes ndjesën dhe dhimbjen e thellë për humbjen e patregueshme. Përveç fjalëve të ndjesës, drejtësisë për ngjarjen, asgjë tjetër nuk mbetet fatkeqësisht pas një jete të humbur befasisht

Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë të pashpjegueshme. Por pavarësisht faktit se vrasja ëhstë kryer nga një njeri, arma ishte e shtetit. Prandaj dhe ndjesa i takon shtetit bashkë me angazhimin e zbardhjes dhe ndëshkimit të autorit.

Autori i ka kaluar drejtësisë dhe do të hetohet në paanësi të plotë. Akti i tij ngjan fare i pakuptueshëm dhe krejt i paarsyeshëm, por është drejtësia që ka barrën e fjalës së fundit.

Drejtësisë i duhet koha e saj.

Tragjedia e asaj nate ishte e pafalshme, por pa asnjë lidhje me punën e policisë së shtetit shqiptar”.

Ndër të tjera në postimin e tij të parë lidhur me ngjarjen, numri një i qeverisë, u shpreh se do ta japë qëndrimin e tij lidhur me ngjarjen në orën 18:00 pasdite, duke i falenderuar të gjithë ata që do ta ndjekin.

Lexo edhe :  Zjarr i përmasave të mëdha raportohet në Orikum

 

Të fundit

I nxehti ekstrem/ ‘Shuhet’ vendi, regjistrohen 1000 viktima nga temperaturat e larta

Numri i saktë prej 1,060 vdekjesh përfaqëson “57% më shumë krahasuar me vitin e kaluar”, tha Ministria Spanjolle e...

Donald Trump tregon kush do jetë presidenti i ardhshëm i SHBA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka thënë se JD Vance është “i preferuari” për ta pasuar atë si President i SHBA-së. Në një...

Finiq, zjarri u aktivizua nga rrufeja, evakuohen banorët

Prej disa orësh, efektivët janë angazhuar në terren, duke luftuar intensivisht me flakët në zonat e Çerkovicës dhe Dhivrit, në bashkinë Finiq, të cilat...

Rënia më e madhe e popullsisë në histori/ Ja cili vend mban rekord shifrash

Mediat lokale duke u bazuar në të dhënat e fundit qeveritare raportojnë se popullsia aktuale është 120,65 milionë pas një rënie të vazhdueshme për...

Ambasada Amerikane pret deputetët e rinj

Ambasada Amerikane ka hapur dyert këtë të mërkurë për deputetët e rinj të Kuvendit të Shqipërisë. “Së fundmi, personeli i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara...

Lajme të tjera

Web TV