Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar të premten 590 raste të reja me koronavirus, pas marrjes së 1,775 mostrave.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar 13 viktima.
Përmes një konference për media, drejtori i këtij Instituti, Naser Ramadani ka thënë se autoritetet kanë regjistruar edhe 696 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 11,935.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 45,594 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.
Prej tyre 1,174 pacientë kanë vdekur./l.m/Fjala.al