Gabimet që po bëni me kafen, duke nisur që nga pirja e saj në mëngjes

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më poshtë do ju njohim me gabimet e zakonshme që bëhen me kafen. Nëse doni që me të vërtetë kjo pije aq e dashur për ju t’ju bëjë mirë, duhet të shmangni këto gabime.

1.E pini që në mëngjes

Të pish kafe që në 7 të mëngjesit nuk është mirë. Dy orë pasi jeni zgjuar, niveli i kortizolit (hormon i stresit) është shumë lart dhe kjo ju jep energji në mënyrë të natyrshme. Për këtë arsye, ekspertët mendojnë se koha më e mirë për të pirë kafen e parë është nga ora 10 deri në orën 12 paradite, atëherë kur niveli i kortizolit nis të bjerë. Duke e pirë në këtë orar, do të shfrytëzoni energjinë që ju jep vetë trupi dhe do e ruani kafeinën për atëherë kur të keni me të vërtetë nevojë.

2.Pini shumë

Në rastin e kafes nuk vlen shprehja “sa më shumë, aq më mirë”. Kur kalon një farë mase, kafja nuk ka më efekt. Ndërsa për personat që kanë probleme me tensionin e lartë dhe diabetin, kafja e tepërt është e dëmshme. Sasia ditore e kafeinës nuk duhet të kalojë 400 mg.

3.E “mbysni” me sheqer

Është vërtetuar se kafja ndihmon në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe ul rrezikun e prekjes nga diabeti, pasi përmban antioksidantë. Por, çfarë ndodh kur i shtojmë sheqer? Pak sheqer nuk përbën problem, por nëse e ktheni kafen në shurup, ky po që është problem. Diabetin do e afroni duke pirë kafe, në vend që ta largoni.

4.E lini të ftohet

Nëse pini pak dhe e lini të ftohet, atëherë aciditeti i kafes rritet. Nuk është një rrezik i madh shëndetësor të pish kafe të ftohtë, por ky aciditet i shtuar me kalimin e kohës mund të shkaktojë probleme me tretjen dhe sidomos me dhëmbët./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mos i injoroni asnjëherë këto simptoma, sepse …

Simptomat më të zakonshme të një infarkti të miokardit përfshijnë dhimbjen e fortë në gjoks, e cila mund të...

Baronesha italiane i lë 5 mln € kujdestares shqiptare, 8 nipërit e çojnë në gjyq

Baronesha Anna Malfatti, e lindur në vitin 1936, ndërroi jetë në vitin 2023, në moshën 87-vjeçare. Ajo vendosi që gjithë pasurinë e saj t’ia...

Studiuesit parashikojnë fundin e jetës në Tokë dhe është më afër se sa mendoni

Një studim i ri zbulon se e ardhmja e Tokës është më e rrezikuar nga sa kemi imagjinuar ndonjëherë. Një studim i ri zbulon se...

Greqia blen raketa franceze! Vihet në zbatim plani 12-vjeçar për modernizmin e mbrojtjes

Vetëm disa ditë pasi Athina ka shpallur planin e saj 12 vjeçar për modernizimin e arsenalit të saj ushtarak me teknologji moderne me vlerë...

Kritere të reja për fermerët, bujqit ankohen për vështirësi në aplikim

Qeveria shqiptare ketë vit ka vënë në dispozicion të fermerëve 4.4 miliard lekë. Skema Kombëtare kësaj here është e ndarë në 8 masa ku kemi...

Lajme të tjera

Web TV