Këngëtarja Rona Nishliu është bërë sërish nënë ditën e djeshme. Ajo e ka ndarë lajmin e lumtur me ndjekësit në rrjetet sociale, ku ka postuar foton e parë me të birin, të cilin e ka quajtur Bardhyl.
“10.12.2020, ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua engjëlli Bardhyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tënde, o miniaturë e përkryer.
Në ditë të rëndësishme si këto, por dhe të ngarkuara emocionalisht nga situata pandemike, mbikëqyrja profesionale shëndetësore është gjithçka. Ndaj dua të falenderoj ekipin mjekëve për shërbimin profesional të ofruar ngrohtësisht dhe me shumë kujdes e dashuri.
Mirësi e mirëqenie për të gjithë të porsalindurit, por dhe gjithë fëmijët, në këtë kohë pandemie. Ju dua”, -ka shkruar Rona./Bl.Ba/Fjala.al
View this post on Instagram