Ngjarjet e datës 11 dhjetor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

1990 – Studentët takohen me Presidentin e vendit,Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre

1941 – Hitleri dhe Mussolini i shpallën luftë Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke u renditur në krah të Japonisë aleate të tyre.

1843 – U lind në Gjermani mjeku dhe mikrobiologu Robert Koch, i cili u bë i famshëm për hulumtimet e tij mbi tuberkulozin dhe kolerën. Koch u vlerësua me Çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 1905, me motivacionin për zbulimet e tij në lidhje me tuberkulozin.

1936 – Mbreti Edward VIII i Anglisë u tërhoq nga froni për të vazhduar lidhjen e tij me amerikanen Wallis Simpson. Vetëm 3 muaj përpara këtij vendimi drastik, Edwardi VIII, i cili shënoi një risi në historinë e monarkisë britanike, pati vizituar Turqinë si mysafir i Presidentit Mustafa Kemal Ataturk.

1994 – Ushtria e Rusisë u mobilizua kundër vendimit të njëanshëm të Çeçenisë për shpalljen e pavarësisë. Rusët filluan pushtimin e qyteteve të kësaj republike me mbështetjen e qindra tankeve, por çeçenët i ndalën forcat ruse me luftë guerile. Lufta e Parë Ruso-Çeçene përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kasavjurtit më 30 gusht 1996.

Të fundit

Takimi urgjent, zbulohet mesazhi i fundit i presidentit Macron

Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi një takim me Këshillin e Mbrojtjes dhe Sigurisë me të cilin diskutoi rreth konfliktit...

“Dështuam me gomonet”, anglezët më në fund e thonë publikisht

Zyra e Kryeministrit britanik ka pranuar për herë të parë publikisht se situata e gomoneve që transportojnë ilegalisht emigrantë nga Franca drejt brigjeve angleze...

Kur estetika shndërrohet në kërcënim për shëndetin/ Rreziku nga terapitë e dehidrimit

Jetojmë një kohë kur një pjesë e madhe e këshillave mjekësore vijnë tek ne përmes mediave sociale, shpesh si zgjidhje e problemeve që vetë...

75 mln euro! Sulmuesi më i kërkuar në Europë po vjen në Torino

Juventusi raportohet se ka rinisur bisedimet me sulmuesin Victor Osimhen. Ai shihet si lojtari ideal. Trajneri Igor Tudor, tashmë i konfirmuar në Torino, ka kërkuar...

Princesha e Uellsit mungon në Royal Ascot, Kate Middleton vijon rikuperimin nga kanceri

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, është tërhequr nga pjesëmarrja e planifikuar në ngjarjen tradicionale të Royal Ascot, teksa vazhdon rikthimin e saj në jetën...

Lajme të tjera

Web TV