Pse e mbajmë gjithnjë në dorë telefonin?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i London School of Economics i publikuar në revistën ‘Science Direct’ ka analizuar faktin se pse shumë prej nesh kontrollojnë në mënyrë thuajse obsesive telefonin celular. Duke analizuar sjelljen e të rinjve me kombësi të ndryshme, kërkuesit kanë mundur të konstatojnë se ndërveprimet me celularin bëhen jo për t’iu përgjigjur telefonatave, mesazheve apo sinjaleve të tjera, por pa ndonjë motiv.

“Ky është një veprim automatik, ashtu si ndezja e një cigareje për një duhanpirës”, shpjegon njëri prej kërkuesve.

Në përgjithësi, 1 në 4 herë kur zhbllokojmë ekranin e “smart-phone” e bëjmë për të lexuar ose dërguar mesazhe në “whatssap”. Pjesëmarrësit në studim i kanë përcaktuar “stresuese” sinjalet që vijnë nga grupet, duke pranuar se thuajse gjithnjë bëhet fjalë për mesazhe që nuk kanë asnjë rëndësi.

Në fakt, 1 në 3 herë që marrin në dorë telefonin e bëjmë për të kontrolluar Instagramin apo Facebook-un dhe vetëm 6 % të herëve e bëjmë për të kontrolluar e-mailet, pavarësisht se janë sinjale për gjëra më të rëndësishme. Në fund, vetëm 1 % e rasteve që marrim celularin e bëjmë për t’iu përgjigjur një telefonate. Kjo do të thotë se funksioni bazë për të cilin është krijuar telefoni, ka kaluar në plan të dytë tashmë.

“Për shumë prej nesh, kontrollimi i telefonit është një nevojë me e madhe sesa përdorimi i tij për të komunikuar”, konfirmon Saadi Lahlou, një nga autorët e studimit.

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV