Atmosferë festash, këto janë filmat që nuk duhen humbur gjatë pushime të fundvitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jeni përpara televizionit dhe asgjë nuk ju pëlqen të shikoni? Një film festash nuk do ishte ide e keqe. Dhe pavarësisht gjithçkaje të re ne do ju propozonim që nostalgjinë për këta filma të mos e humbisni asnjëherë. Pra atmosferë dhe gëzim në këto ditë. Ja disa propozime për filmat e festave.

I vetëm në shtëpi- Home Alone

Një film klasik i përjetshëm i Krishtlindjeve është filmi. I pamungueshëm në traditën e Krishtlindjeve, filmi flet për historinë e një fëmije, i cili harrohet në shtëpi nga familja, e cila është shumë e zënë për përgatitjet e pushimeve. Gjatë mungesës së prindërve, fëmija duhet të përballojë një mal me telashe… Filmi gjithmonë shikohet me kënaqësi nga të gjitha moshat në çdo fundvit. Kevin është fëmija që na kënaq me prapësitë e tij, kur prindërit e harrojnë vetëm në shtëpi gjatë festave të fundvitit dhe janë dy pjesët më të përshtatshme për t’u parë gjatë ditëve të pushimit apo fundjavave të ftohta të dimrit.

Grinçi- The Grinch

“The Grinch” është filmi në të cilin protagonisti i urren Krishtlindjet më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. Ja një alternativë e filmave të zakonshëm për festat e fundvitit, shumë i dashur si nga fëmijët, ashtu edhe të rriturit, si nga ata që e adhurojnë atmosferën e festave si nga ata që e urrejnë atë.

Vigjilja e Vitit të Ri- New Years Eve

Një version amerikan i “Love Actually”, por me ngjarje mjaft interesante të njerëzve të ndryshëm që prijnë deri tek nata e ndërrimit të viteve. Filmi ka mbledhur aktorët më të njohur dhe të dashur të momentit dhe ka dalë një realizim mjaft i suksesshëm.

Dashuri e vërtetë- Love Actually

I cilësuar si një ndër romancat më të mira të të gjitha kohërave, komedia romantike britanike “Love Actually” ka gjithë atmosferën e festave dhe të përgatitjeve për festat dimërore. Filmi tregon lidhjet mes njerëzve dhe përçon mesazhin se gjatë festave të fundvitit, gjithmonë duhet të mbizotërojë sinqeriteti dhe të tregohet e vërteta. Dashuria, në të vërtetë, është gjithandej!

Një cicërimë Krishtlindjesh- A Christmas Carol

Jim Carrey dhe Disney janë bërë bashkë për këtë film të animuar që shfaq novelën e Charles Dickens për udhëtimet në kohë të një njeriu që nuk i do Krishtlindjet. “A Christmas Carol” është një film i prodhuar nga Ëalt Disney Pictures, i dalë në vitin 2009, në sallat kinematografike. I marrë nga i njëjti titull i shkruar nga Charles Dickens, ai flet për një zotëri të moshuar, i cili nuk i duron dot festat e fundvitit, i destinuar që të ndryshojë mendim përgjatë rrjedhës së filmit!

Lexo edhe :  Dita Botërore e Qenit: Pse duhet të mblidhni gjithmonë jashtëqitje qeni!

Jim Carrey as Ebeneezer Scrooge outside his counting house on Cornhill, London

Akull- Frozen

Filmi më i suksesshëm i animuar më i suksesshëm i të gjitha kohërave, me shuma të mëdha të parave të mbledhura dhe çmime Oscar, “Frozen” tregon historinë e princeshës Elsa, e cila ka fuqi që nuk mund t’i kontrollojë as vet dhe vë në rrezik motrën e saj të vogël dhe gjithë popullin e saj.

Babagjyshi i keq- Bad Santa

Një njeri jo i ndershëm dhe partneri i tij bëhen si Babagjyshi dhe ndihmësi i tij dhe bëjnë plan të vjedhin supermarkete në natën e Krishtlindjeve. Por, ata hasin në probleme kur shoqërohen me një fëmijë problematik dhe shefi i sigurimit e zbulon planin e tyre.

Makth para Krishtlindjeve- Nightmare before Christmas

Mbretit të qytetit Halloëeen, Jack Skellington, i mërzitet qyteti i tij dhe zbulon qytetin e Krishtlindjeve, por nuk e kupton shumë konceptin e tij. Protagonisti i kësaj pune të madhe i Tim Burton është Jack Skeletron, mbreti i Botës së Halloëeen-it, që i mërzitur nga përsëritja e pushimeve në mbretërinë e tij, vendos që të bredhë botën për të kuptuar se çfarë i mungon. Dhe kështu gjendet në botën e Krishtlindjeve dhe vendos të importojë traditat festive në botën e tij, por qytetarët e Halloëeen-it e keqkuptojnë atë dhe shumë shpejt ai gjendet në telashe.

Mrekulli në rrugën 34- Miracle on 34th Street

Dhe ja një film për zemrat romantike dhe të dashuruara. Bëhet fjalë për një histori me një fund të lumtur, që i dhuron emocione të mëdha që nga 1994-a jo vetëm fëmijëve, por edhe të rriturve. Në të rrëfehet historia e një zotërie, i cili dëshiron që të bindë botën se ai është Babagjyshi, ndërsa një vajze të vogël i premton se do t’i dhurojë një familje dhe një shtëpi…

Krishtlindje në Indi- Natale in India

Të dashur shumë nga italianët janë filmat klasikë komikë të prodhuar po në Itali, si për shembull “Krishtlindje në Indi”. Këta lloj filmash vlerësohen shumë edhe në vendin tonë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV