Operacioni antidrogë në Vlorë/ Bilanci dhe detajet: 27 të arrestuar dhe 4 në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës dha detaje për operacionin e koduar “Hapësira”, i finalizuar sot pas një hetimi 6-mujor, nisur nga strukturat hetimore të qytetit.

Operacioni, i shtrirë në disa zona të qarkut Vlorë kishte synim kapjen dhe ndalimin e 41 personave të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja e 27 personave, për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë kishte caktuar masat e sigurisë “Arrest në burg”, ekzekutimi i 5 masave të sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe i 5 masave të sigurisë ”Detyrim për paraqitje”, si dhe u shpallën në kërkim 4 persona që nuk u gjetën gjatë operacionit.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit:

M.B., 56 vjeç, banues në Vlorë; A.J., 60 vjeç, banues në Vlorë; Sh.I., 64 vjeç, banues në Vlorë; D.T., 44 vjeç, banues në Poro, Vlorë; I.H., 63 vjeç, banues në Vlorë; M.M., 45 vjeç, banues në Vranisht, Himarë; B.G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë; E.G., 35 vjeç, banues në Kuç, Himarë; S.L., 32 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; B.R., 61 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; Xh.Sh., 47 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; H..Xh., 71 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; A.D., 48 vjeç, banues në Gjirokastër; M.D., 29 vjeç banues në Fier.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim, për shtetasit: Gj.K., 69 vjeç, banues në Vlorë; P.Gj., 52 vjeç, banues në Vlorë; B.D., 40 vjeç, banues në Kallarat, Himarë; E.M., 32 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; D.GJ., 24 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; K.GJ., 57 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; O.Gj., 39 vjeç banues në Tërbaç, Himarë; PmM., 25 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; G.N., 68 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; E.GJ., 29 vjeç banues në Tërbaç, Himarë; A.GJ., 44 vjeç banues në Vlorë; K.Sh,. 19 vjeç, banues në Vranisht, Himarë; R.H., 25 vjeç , banues në Vranisht, Himarë.

Lexo edhe :  Shqiptarët duhet të paguajnë 20 euro për një vizitë në BE, kërkesa e fundit nga Europa

U ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” të kryera në bashkëpunim, për shtetasit: H.B., 77 vjeç, banues në Kuç, Himarë; R.D., 45 vjeç, banuese në Gjirokastër; M.R., 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër; P.C., 56 vjeç, banues në Bashaj, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht dhe Tërbaç, Himarë. I.GJ., 64 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, me detyrë inspektor i pyjeve dhe kullotave në fshatrat Vranisht, Himarë.

U ekzekutuan masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzim krimi”, për shtetasit: S.F., 16 vjeç, banues në Kuç, Himarë; H.Sh., 66 vjeç banues në Vranisht, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Vranisht; V.L., 48 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç; Ç.F., 72 vjeç banues në Kuç, Himarë, me detyrë kryetar i fshatit Kuç; A.B., 44 vjeç banues në Tërbaç, Himarë.

Në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, shtetasit: A.GJ., 50 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë; A.J.,36 vjeç., banues në Tërbaç, Himarë; L.GJ., 25 vjeç , banues në Tërbaç, Himarë; M.S., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në 41 banesa. Gjatë periudhës hetimore gjashtëmujore janë asgjësuar një numër i konsiderueshëm bimësh narkotike kanabis sativa, në territoret e Bashkive Selenicë dhe Himarë, janë sekuestruar 120.9 kg lëndë e dyshuar narkotike, janë sekuestruar 4 armë gjahu, dylbi, një pistoletë sportive, 39 telefona celular etj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV