SHBA, hakerat depërtojnë në Departamentin e Sigurisë Kombëtare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip hakerash të sofistikuar, që besohet se punojnë për qeverinë ruse, arriti të depërtojë në komunikimet e brendshme të Departamentit amerikan të Sigurisë Kombëtare, sipas personave që kanë dijeni për çështjen.

Kjo ishte pjesë e operacionit piraterik që u njoftua të dielën, ku rezulton se hakerat ishin futur departamentet e Thesarit dhe të Tregtisë.

Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare, i cili përbën një administratë me shtrirje të gjerë dhe me shumë punonjës, përgjigjet për sigurinë e kufirit, sigurinë kibernetike dhe së fundmi për shpërndarjen e sigurt të vaksinës kundër COVID-19.

Ekspertët e sigurisë kibernetike pohojnë se ka të ngjarë që Rusia të qëndrojë pas depërtimit në këto departamente, që media amerikane e quajti si një nga sulmet më të sofistikuara ndaj sistemeve të qeverisë amerikane në vite.

I kemi kërkuar Agjencisë për Sigurinë Kibernetike dhe të Infrastrukturës si edhe FBI-së të hetojnë dhe nuk mund të komentojmë më shumë tani për tani“, tha Departamenti i Tregtisë në një deklaratë ku konfirmonte se një nga agjencitë e saj ishte bërë objekt i këtij sulmi.

Si FBI ashtu edhe krahu i sigurisë kibernetike të Departamentit të Sigurisë Kombëtare po hetojnë sulmet. Nuk janë të qarta përmasat e ndërhyrjes, motivi, apo nëse janë prekur agjenci të tjera.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara është në dijeni të këtyre njoftimeve dhe po ndërmarrim të gjitha hapat e nevojshëm për të identifikuar dhe riparuar dëmet e mundshme në lidhje me këtë situatë,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit Kombëtar, John Ullyot.

Një zëdhënës i Kremlinit tha të hënën se Rusia nuk ishte e përfshirë në sulm.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, që njoftoi e para për shkeljen, zyrtarët e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shteteve të Bashkuara u takuan të shtunën në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar për sulmin, i cili përfshinte vjedhjen e informacionit në lidhje me politikat për internetin dhe telekomunikacionin.

Lexo edhe :  Kim Jong Un përqafon me lot në sy ushtarët e kthyer nga lufta në Ukrainë

Shkeljet vijnë një javë pasi FireEye, një kompani amerikane e sigurisë kibernetike me kontrata qeveritare dhe nga korporatat, tha se ishte vënë në shënjestër të një sulmi në të cilin hakera të një qeverie të huaj vodhën disa nga teknikat e saj kibernetike./voa/

Të fundit

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita...

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të...

1973 – Kriza e pengjeve në Stokholm dhe lindja e Sindromës së Stokholmit

Më 23 gusht 1973, një ngjarje e pazakontë ndodhi në qytetin e Stokholmit, kryeqyteti i Suedisë, që më vonë do të bëhej baza për...

Rusia goditi një fabrikë amerikane në Ukrainë, reagon Trump: Jam i pakënaqur

Presidenti amerikan, Donald Trump tha të premten se ishte i pakënaqur që Rusia kishte goditur një fabrikë amerikane në Ukrainë dhe në përgjithësi se...

“Berisha duhet ta vazhdojë betejën në Parlament”, Doris Pack mesazh për opozitën

Ish-eurodeputetja Doris Pack, ka komentuar në News24 situatën politike në Shqipëri, ku theksoi se opozita duhet të vazhdojë betejën e saj edhe në Parlament,...

Lajme të tjera

Web TV