Dha dorëheqjen apo e shkarkuan? Flet Lleshaj: Ngjarja ishte rrufe në qiell të hapur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm në detyrë Sandër Lleshaj ka folur sot në “Real Story” në News24 për vendimin për t’u dorëhequr nga kjo detyrë, por edhe situatën aktuale politike e sociale në vend që shkaktoi vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga policia.

Lleshaj tha se është dorëhequr si pasojë një momenti dhe impaktit që kjo ngjarje pati tek ai dhe nëse do kishte pasur presione nuk do kishte dhënë dorëheqjen.

“Është fare e thjeshtë kam dhënë dorëheqjen me qetësi dhe shumë vendosmëri. S’ka pasur asgjë tjetër. Mendoj që unë nuk jam person që heq dorë lehtësisht nga gjërat, aq më tepër heq dorë nën presion. Nëse do kishte ndonjë presion do kishte ndodhur e kundërta.

Është rezultat jo i një situate, por i një momenti. Nuk kemi një kontekst të madh para largimit, por një ngjarje, një rrufe në qiell të hapur, që kërkon reflektim që shkaktoi një impakt tek unë. Është një ngjarje e vetme, e papritur, e pallogaritur”, deklaroi Lleshaj.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zyrtarët amerikanë: Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit. CNN, duke cituar inteligjencën amerikane dhe sipas zyrtarëve amerikanë, shprehet se...

Dosja e Sterilizmit, Beqaj kërkon pafajësi:I referohen çështjes si “Beqaj dhe të tjerët”

Është mbajtur sot në GJKKO seanca e radhës për dosjen “Sterilizimi” me të pandehur dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Ilir Beqaj ka dëshmuar në...

Përplasi dje motorin me makinë, e pëson 36 vjeçari në Korçë

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e djeshme në afërsi të Spitalit Rajonal të Korçës, ku janë përfshirë një automjet dhe një motomjet. Si pasojë...

Kush është ish-punonjësi i policisë që akuzohet si pjesë e grupit të strukturuar kriminal

Altin Morina është njëri nga dy ish-punonjësit e policisë që është shenjëstruar nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane në kuadër të operacionit të përbashkët...

Reshjet e shiut “mbulojnë” gjithë vendin, anulohen lundrimet në Vlorë

Moti i përkeqësuar ditën e sotme ka bërë që në qytetin bregdetar të Vlorës të ndalohen lundrimet për disa mjete. Sipas njoftimit bëhet me dije...

Lajme të tjera

Web TV