Disa ide si të bëni dhurata fantastike për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duhet kohë, kreativitet dhe pasion për të bërë dhuratat e duhura që të lënë përshtypje të mirë tek personat që u adresohen. Të shkojmë në qendrat tregtare për shopping apo të krijojmë vetë diçka autentike ? Prestiogjozia britanike “Daily Mail” na sjellë një listë me dhuratat e duhura për festën e Krishtlindjeve.

Shirita lulesh

Mjafton një shëtitje në ajër të pastër dhe është një rast i mirë për të mbledhur manaferra të egra të kuqe dhe degë pishe.Me to mund të realizoni një shirit lulesh tipike të Krishtlindjeve, për një urim të veçantë, e pse jo, ta përdorni dhe si zbukurim në tavolinën e Festës.

Përqafimi i ngrohtë

Një batanije plot ngjyra, apo një palë çorape për natën, një triko e butë. Triko është mjaft domethënëse për atë që e punon dhe atë që e merr dhuratë. Një këshillë e zgjuar? Mendo ngjyrën e preferuar që ka personi dhe nis punën.

Shportë e personalizuar

Në kohët e sotme e dimë mjaft mirë rolin e rëndësishëm që ka ushqimi në mirëqënien e një njeriu. Në vend të shportës klasike gastronomike preferojmë një shportë të bërë vetë, me produktet e preferuara të personit që do ia dhurojmë. Mes ushqimeve bio dhe materiale të cilësisë së parë, nuk e kemi sikletin e zgjedhjes.

Livandoja e kaltër

Livando është një ilaç kundër dhimbjeve të qafës dhe një parfum i mirë për dollapet. Mbështillini në qese te vogla, dhe mund të përdorni pambuk ose tyl për të mbushur qeset me petale trëndafili, kanellë dhe livando.

Shije në kuzhinë

Nëse kemi kohë dhe dëshirë mund të përgatisim reçel si një ide e mirë për tua dhuruar prindërve apo miqve.

Ambazhurë dritash

Lexo edhe :  Trump ndez polemika me deklaratën për Taylor Swift: Filluat ta urrenit falë meje

Të thjeshtë dhe efektiv. Për shembull një kavanoz xhami, si ato për reçel, dhe një shirit dritash led. Do të krijoni një ambazhur special për tu vendosur tek dera hyrëse apo në studio për të krijuar atmosferë. Humor i mirë me aromën e duhur

Një bimë aromatike mbi një pjatë druri, apo vazo balte, do të jetë një aksesor tavoline mjaft origjinal dhe aromatik për ata që adhurojnë kuzhinën e mirë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV