Kolegji Zgjedhor zyrtarizon Joe Biden si president të SHBA-ve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i zgjedhur Joe Biden ka marrë vota të mjaftueshme elektorale për t’u zyrtarizuar si president i SHBA-ve. Kalifornia, shteti më i populluar i SHBA, i dha Biden 55 votat e saj elektorale, duke bërë që ai të kapërcejë zyrtarisht totalin e 270 votave, të nevojshme për të siguruar Shtëpinë e Bardhë.

CNN projektoi pesë javë më parë që Biden do të fitonte Shtëpinë e Bardhë, por fitorja e tij u zyrtarizua të hënën pasi zgjedhësit presidencialë u mblodhën si pjesë e procesit kushtetues për të zgjedhur zyrtarisht Presidentin.

Kjo është një goditje ndaj përpjekjeve të Trump për të bllokuar fitoren e Biden në Kolegjin Zgjedhor duke ngritur disa padi. Në Kaliforni, Biden fitoi më shumë se 63% të votave, ndërsa Trump fitoi rreth 34%.

Takimi i zgjedhësve është hapi tjetër i madh në procesin e Kolegjit Zgjedhor për të afirmuar rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve. Tashmë ceremonia kur Biden pritet të marrë detyrën është planifikuar më 20 janar, dy javë pas certifikimit të rezultateve nga Kongresi.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV