Pandemia/ Ambasada njofton rregullat e reja për të udhëtuar në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada gjermane ka bërë me dije rregullat e reja që duhet të dinë qytetarët shqiptarë për të udhëtuar në Gjermani.

Ambasada njofton se do të duhet regjistrimi elektronik i hyrjes dhe duhet të qëndrojnë në karantinë të detyruar 10-ditore të gjithë ata që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.

“Pas hyrjes në Gjermani të shkoni direkt në destinacionin tuaj dhe të vendoseni nën një regjim vetëizolimi / karantine 10-ditore (në pjesën më të madhe të rasteve karantina nuk mund të zëvendësohet më prej një testi të bërë direkt para apo pas hyrjes në Gjermani),” thuhet në njoftim ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Informacione aktuale të rëndësishme për udhëtimet mes Shqipërisë dhe Gjermanisë:

Paralajmërimi për udhëtimet drejt Shqipërisë vazhdon të jetë i vlefshëm. Për udhëtimet hyrëse në drejtim të Gjermanisë vlejnë rregullat e karantinës dhe E RE: Regjistrimi elektronik i hyrjes

Paralajmërimi për udhëtimet drejt Shqipërisë kushtëzuar nga COVID-19 vazhdon të jetë i vlefshëm

Nëse gjatë këtij dimri planifikoni të udhëtoni në drejtim të Shqipërisë lutemi të merrni në konsideratë sa vijon: Ministria e Jashtme Federale paralajmëron edhe më tej për të gjitha udhëtimet jo domosdoshmërisht të nevojshme në drejtim të Shqipërisë (përfshirë pushimet, lejen për në vendlindje, vizita te të afërmit etj.). Nëse vendosni që megjithë këtë paralajmërim të udhëtoni drejt Shqipërisë, mbani parasysh që Ambasada Gjermane në Shqipëri nuk mund t’ju ndihmojë për kthimin tuaj në Gjermani, nëse gjatë qëndrimit tuaj jashtë vendit merren masa të tjera kufizuese për kufizimin e udhëtimeve dhe / ose të jetës publike. Lutemi të mbani gjithashtu në konsideratë, që në Shqipëri nuk garantohet kujdes mjekësor sipas standardit gjerman.

Lexo edhe :  Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

Gjatë udhëtimeve hyrëse nga Shqipëria në Gjermani vlen thuajse gjithnjë detyrimi për karantinim 10-ditor

Gjatë hyrjes në Gjermani – pavarësisht nëse udhëtoni me avion, apo në rrugë tokësore me autobus apo automjet privat – ndërsa ktheheni nga Shqipëria apo nga një zonë tjetër risku me Covid-19 duhet:

që përpara hyrjes të regjistroheni në ëëë.einreiseanmeldung.de dhe dëshminë e regjistrimit ta mbani me vete,

pas hyrjes në Gjermani të shkoni direkt në destinacionin tuaj dhe të vendoseni nën një regjim vetëizolimi / karantine 10-ditore (në pjesën më të madhe të rasteve karantina nuk mund të zëvendësohet më prej një testi të bërë direkt para apo pas hyrjes në Gjermani); Informacione më të sakta për çdo land federal mund të merrni pranë qendrës shëndetësore, që është përgjiegjëse për destinacionin tuaj në Gjermani.

E rëndësishme: rregullat e karantinës kanë të bëjnë vetëm me ata persona, të cilëve aktualisht u lejohet të udhëtojnë drejt Gjermanisë. Ata nuk nënkuptojnë shfuqizim apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimeve hyrëse.

Informacione të mëtejshme në gjuhën shqipe gjeni në fletën e mëposhtme të informacionit: https://bit.ly/385RUyN

Të fundit

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë...

VIDEO: Zjarri shkrumbon pyjet dhe i afrohet Marsejës, mbyllet aeroporti

Një zjarr i madh ka shpërthyer në pyjet pranë Marsejës, në Francën jugore, duke shkaktuar alarm tek autoritetet lokale, ndërsa flakët, të nxitura nga...

Pronarët e lokaleve në Lungomare: Do detyrohemi të mbyllim biznesin

Ndërhyrjet në Lungomare, të kërkuara nga Kryeministri Edi Rama, kanë nxitur pakënaqësitë e parë tek pronarët e bareve dhe restoranteve. Ata janë kundër ndërhyrjes në...

“Erion Veliaj nuk mund të mbajë peng karrigen, ta shkarkojmë!”

Këshilltari bashkiak i Tiranës, Endri Shabani këmbëngul në thirrjen e tij që kryebashkiaku Erion Veliaj të shkarkohet nga detyra dhe të hapet rruga për...

Tentoi të shpëtonte turistët, mbytet kapiteni i anijes në Shkodër

Rreth orës 16:32, është marrë njoftim nga Salla Operative se në liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes për qëllime turistike e Bashkisë Shkodër, shtetasi...

Lajme të tjera

Web TV