Telefonat që do të nxjerrë jashtë përdorimit “WhatsApp” në 2021

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në telefonat inteligjentë me versione të sistemit operativ Android 4.0.3 dhe iOS 9, viti 2021 mund të sjellë surpriza të këqija, siç është ndalimi i përdorimit të “WhatsApp”-it.

Në fakt, përditësimet e aplikacioneve të mesazheve që vijnë me vitin e ri, nuk do të ishin në përputhje me telefonat e vjetër. Pra, qindra mijëra përdorues rrezikojnë ndërprerjen e shërbimit në botë.

Sipas informacioneve të para që qarkullojnë në rrjet, përditësimet e ardhshme të “Whatsapp”-it, nuk do të jenë në përputhje me “smartphone” si Samsung Galaxy S2, HTC Desire, Motorola Droid Razr, LG Optimus Black, Huawei Ascend P1 dhe P1 S.

Sa i përket “Apple”, do të ndalohen me (whatsapp)”iPhone”-t e gjeneratës së katërt. Edhe ata me platformë “KaiOS” deri në versionin 2.5.1 si “JioPhone” dhe “JioPhone 2”, nuk do të jenë në gjendje të përdorin aplikacionin.

Ndër lajmet më të pritura është mundësia që tekstet të vetë-shkatërrohen pas një periudhe të caktuar kohe.

Kushtet e shërbimit për të gjithë do të ndryshojnë gjithashtu, duke filluar nga muaji shkurt: integrimi me Facebook do të rritet dhe ata me një profil biznesi në rrjetin social do të jenë në gjendje të përdorin shërbimin e mesazheve për të kriptuar mesazhet e klientëve dhe për të arkivuar bisedat./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Emergjencat Civile: Deri në orën 16:00 janë raportuar 18 vatra zjarri

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, deri në orën 16:00 janë...

Zelensky i propozon Trump një marrëveshje të re

Vladimir Zelensky ka propozuar një marrëveshje të re strategjike me Shtetet e Bashkuara, ku Ukraina do të ndante teknologjinë e saj të avancuar të...

Monedha euro po zbret nën 97 lekë! Valutat tkurren, jo çmimet

Ditë të vështira po regjistrohen për shqiptarët që mbahen me remitancat, për ata që i mbajnë kursimet e tyre në valutë ose i kanë...

Vjosa Osmani zbulon planin serb: Ja cilat ishin lëvizjet në kufi

Presidentja Vjosa Osmani mbajti pasditen e së enjtes një konferencë për media ku zbuloi planin serb për përshkallzimin e situatës në Kosovë. Sqarimi erdhi pas...

Era favorizon zjarrin, flakët nuk po ndalen në pyjet e Drenovës

Flakët të favorizuara nga era e fortë pasditen e sotme kanë avancuar nga masivi pyjor i Drenovës drejt kodrave të Gorishovës duke u...

Lajme të tjera

Web TV