Balluku inspekton punimet e aeroportit të Kukësit: Kemi sfiduar dhe Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda  Balluku ishte sot në Kukës,  ku inspektoi punimet e këtij aeroporti. Ajo bëri të ditur se ky aeroport do të jetë gati brenda afatit të përcaktuar. Ministrja u shpreh se është sfiduar edhe aeroporti i Tiranës, pasi terminali i ri do të jetë me dy kate.

Në këtë kantier kemi një konglomerat kompanish. Ka edhe kompani të huaja që punojnë këtu. Jemi në një aeroport që është ndërtuar për qëllime militare, i ndërtuar në emergjencë gjatë luftës së Kosovës, por këtu po ndërtohet një aeroport i ri.

Na duhet të themi që edhe terminali ekzistues nuk ekziston më. Jemi në përfundim të terminalit të ri që është me dy kate. Kemi sfiduar edhe Tiranën”, u shpreh ministrja.

Balluku tha se ky aeroport për shkak të relievit gjeografik, konsiderohet si aeroport me komplikacione. “Aeroporti i Kukësit për shkak edhe të relievit gjeografik, të motit të ashpër gjatë dimrit konsiderohet një aeroport me komplikim sa i përket navigimit ajror.

Por ne e kemi zgjidhur këtë pjesë, në bashkëpunim edhe me kolegët në Kosovë. Kemi dizenjuar një procedurë të shkëlqyer në bashkëpunim me pilotët e Air ALbania dhe kemi arritur që të jemi shumë afër përfundimit të këtij projekti ambicioz”, u shpreh ministrja./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

E gjitha kjo është pak si shumë qesharake (dhe e padrejtë)!

Nga Skënder Minxhozi “Keni gjysmën e qeverisë në burg”, “Partia juaj doli kokë e këmbë hajdute dhe kriminele, me ju...

Shenjat që tregojnë se keni mungesë kalciumi

Është e rëndësishme të konsumoni ushqime të pasura me kalcium si pjesë e dietës tuaj të ekuilibruar. Ky metal përbën 40% të kockave dhe...

Meta në burg/ OSBE: Asnjë koment

Delegacioni i OSBE për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri ka refuzuar të japë një koment për kandidimin e Ilir Metës nga qelia. Kreu i...

6 zakonet tipike të njerëzve të zgjuar, disa për të cilat nuk keni asnjë ide

A ka ndonjë pikë të përbashkët që i bën të dallohen njerëzit e zgjuar? Sipas ekspertëve dhe analizave, përgjigja është po dhe ajo qëndron...

Cilat janë valutat më të sigurta që po i bëjnë ballë tarifave të vazhdueshme të Trump?

Investitorët po grumbullohen drejt aseteve të sigurta pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi një sërë tarifash reciproke javën e kaluar dhe aktualisht shumë...

Lajme të tjera

Web TV