E afërmja e Bebe Rexhës e prekur nga Covid-19 në gjendje të rëndë, këngëtarja e shqetësuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të dashura dhe shumë e famshme në të gjithë botën.

Bebe shpesh ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me pandeminë e Covid-19.

Se fundmi në rrjetet sociale ajo ka zbuluar se tezja e saj është prekur nga Covid-19 dhe se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Teksa ka shkruar për gjendjen e tezes ajo ka denoncuar edhe gjendjen alarmente në spitalet e Amerikës.

“Tezja ime është në spital për momentin. Ajo ka Covid. Pothuajse vdiq mbrëmë. E vetmja gjë që ajo i tha mamasë time ishte që spitali është aq i mbingarkuar sa është e vështirë të marrësh një infermiere. Infermierja i tha asaj ‘mos më thërrit derisa nuk je duke vdekur’”, ka shkruar Bebe në një postim në Twitter.

Më pas ajo ka publikuar sërish një postim tjetër ku tregon se një doktoreshë në Los Angeles i kishte thënë se spitalet janë të mbingarkuara dhe se nuk ka më kapacitete.

“Sipas Dr. Christina Ghaly, drejtoreshë e Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore të Qarkut L.A, kishte vetëm 370 shtretër spitalorë për qarkun prej 10 milionësh. Disponueshmëria e ICU (njësi e kujdesit intensiv) ishte edhe më e keqe, me vetëm 56 të tilla të mbetura”, shkroi këngëtarja.

Të fundit

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për të qëndruar te Barcelona, duke...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Lajme të tjera

Web TV