Itali/ Çifti shqiptar u gjet i copëtuar brenda valixheve, gruaja u dhunua barbarisht, burrit ju pre fyti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Personat që shihni në foto janë Shpëtim dhe Teuta Pasho, çifti shqiptar, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar e të futur në tre valixhe në Itali.

Ndërkohë mediat italiane kanë publikuar të tjera detaje në lidhje me vrasjen makaber të tyre, që ishin shpallur të humbur në vitin 2015.

Sipas tabulateve telefonike, Teuta ka folur për herë të fundit me të motrën e saj, më 1 nëntor të vitit 2015, ndërsa kur e motra e ka telefonuar sërish një ditë më vonë, ajo nuk i është përgjigjur.

Sipas mediave italiane, çifti shqiptar kishin shkuar në Itali për të gjetur fëmijët e tyre, ndërsa valixhet me trupat u gjetën pranë burgut Solliçiano, ku djali i tyre vuante dënimin për trafik droge. Hetimet e deritanishme tregojnë se vrasja e tyre mund të jetë edhe një mesazh për të birin.

Para se të vriteshin, ata janë dhunuar në mënyrë barbare, ku më së shumti pre e dhunës ka qenë gruaja. Autopsia ka treguar se burri ka vdekur nga një prerje në fyt, ndërsa gruaja u rrah barbarisht, pasi kishte thyerje të shumta në fytyrë, kokë e brinjë.

Ata mendohen se janë vrarë të paktën dy vite më parë dhe valixhet me trupat janë hedhur nga nja automjet në lëvizje. Ajo që solli identifikimin e çiftit ishte një tatuazh në trupin e burrit, një spirancë, ku ishte shkruar emri i qytetit të Vlorës dhe inicialet e tij./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, është paraqitur për herë të tretë në Prokurorinë Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të...

Kush është Kleana Xhuveli, “motra” e Adriatik Lapaj që mori mandatin e deputetes

Kleana Xhuveli ka marrë mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në qarkun e Tiranës. Ajo ishte renditur e katërta në listën e...

Përfundon ‘saga’ për mandatin e Nisma Shqipëria Bëhet/ Kushërira e Lapajt bëhet deputete

Kleana Xhuveli e cila mori mandatin e Nismës Shqipëria Bëhet, thotë për Report Tv se nuk u fut në garë që të shkojë në...

Aksident në Korçë/ Makina përfundon me rrota përpjetë, plagoset çifti

Një aksident ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure, në fshatin Dvoran të Korçës. Mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar me rrota...

Regjimi Tango

Nga Fatbardh Kadilli Shkak u bë një shkrim fare kaps i një deputeti të opozitës. Nisi si një debat mbi arkitekturën mes meje dhe një...

Lajme të tjera

Web TV