OBSH-ja do të hetojë origjinën e koronavirusit në Wuhan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ekip prej 10 shkencëtarëve ndërkombëtarë do të udhëtojë në qytetin kinez, Wuhan muajin e ardhshëm, për të hetuar origjinën e koronavirusit, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Pekini ka hezituar që të pajtohet për një hetim të pavarur andaj kanë kaluar shumë muaj negociata me OBSH-në për të fituar qasje në qytet. Virusi besohet se ka dalë nga një treg i kafshëve.

Mirëpo kërkimet për burimin e saktë të tij kanë nxitur tensione, sidomos me Shtetet e Bashkuara. Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka akuzuar Kinën për tentim të fshehjes së shpërthimit fillestar.

Biologu Fabian Leendertz, nga ekipi që do të udhëtojë në Wuhan, ka thënë për agjencinë e lajmeve, Associated Press se OBSH-ja nuk po kërkon fajtorin, mirëpo po synon të parandalojë shpërthimet tjera në të ardhmen.

Ai ka thënë se synojnë të kuptojnë kur virusi ka nisur të qarkullojë dhe nëse ka pasur origjinën në Wuhan.

“Misioni pritet të zgjasë për katër deri në pesë javë”, ka thënë ai.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, autoritetet në gjithë botën kanë raportuar për mbi 73 milionë persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre mbi 1.6 milion kanë vdekur./rel

Të fundit

Shqiptarët kthehen nga Britania e Madhe, marrin 1200 paundë nga qeveria

Një azilkërkues i ri me një bluzë me kapuç blu u ul dhe deklaroi me një theks të rëndë...

Bisedat mes Franc Çopjas dhe Ervis Çelës zbulojnë metodat e trafikimit të armëve

Nanda e drejtuar nga Franc Çopja dhe Ervis Çela, e njohur për trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës, sipas përgjimeve të publikuara...

Mali i Zi i befason të gjithë: rezervon një vend, fle diku tjetër

“Ky lloj turizmi mund të reklamohet si një lojë surprizash - rezervoni dhe pastaj hamendësoni se ku do të flini”. Kështu e përshkruan Milloshi...

Pse milionerët po dynden drejt Dubait?

Pasanikët po dynden drejt Dubait në numër rekord, të tërhequr nga qyteti në shkretëtirë që ka politikë të zero taksave mbi të ardhurat dhe...

Policia Kufitare bllokon 26 mjete lundruese nga Komani në Ksamil

Policia Kufitare dhe ajo Detare po vijojnë monitorimin intensiv të hapësirës detare, liqenore dhe lumore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë. Gjatë kësaj jave,...

Lajme të tjera

Web TV